Career and Personal Development
Si një institucion i cilësisë superiore i arsimit të lartë, Kolegji ESLG ofron përkrahje për stafin e vet për të arritur qëllimet e tyre personale dhe potencialin e kapacitetit të tyre dhe për të arritur një nivel të lartë të performansës në rolet e tyre si staf akademik, hulumtues, dhe punonjës të administratës.
Politika e Zhvillimit të Karierrës së Kolegjit ESLG përkrah stafin në fillim të karierrës për t'u bërë individë me arritje dhe performansë të lartë të dedikuar në arritjen e qëllimeve afatgjate të karierrës në pajtim me qëllimet e programit/departamentit/fakultetit/institucionit dhe përkrah stafin në fazë të ndërmjetme të karierrës në zhvillimin e tyre personal dhe në qëllimet e rritjes në karierrë.
Politika e Zhvillimit të Karierrës së Stafit përkrah anëtarët e stafit për të arritur si në vijim:
- Identifikojë planin e zhvillimit të karierrës me mentorim të duhur nga kolegët akademik me përvojë dhe administrative
- Pranojë reagim periodik mbi performansën dhe progresin kundrejt planit të miratuar të zhvillimit të karierrës
- Përcaktojë një spektër të shkathtësive dhe përvojës mbi të cilat munden të vazhdojnë të rrisin karierrën e tyre të suksesshme dhe të cilat përkrahin arritjen e potencialit të tyre të karierrës.
- Identifikojë mundësitë për trajnim për të arritur potencialin më të lartë të karierrës dhe qëllimet personale.
Politika e Zhvillimit të Karierrës së Stafit përcakton si në vijim:
- Të drejtën për përkrahje për zhvillim të karierrës;
- Trajtim dhe përkrahje e barabartë;
- Plani individual për zhvillimin e karierrës;
- Baraspesha Jetë-Punë për Stafin në fazat e hershme të karierrës;
- Rolet dhe përgjegjësitë në kuadër të PZHKS;
- Zhvillimi personal;
- Përkrahja për zhvillim të karierrës;
- Ndihmë e veçantë për stafin që përballet me probleme në zhvillim të karierrës;