Për ESLG

Misioni i Kolegjit ESLG është që të ofrojë arsimim të cilësisë superiore në Kosovë me programe unike dhe metodologji unike të mësimdhënies të cilat i kontribuojnë zhvillimit ekonomik, zhvillimit të qëndrueshëm dhe avansimit të mësimdhënies, mësimnxënies dhe kërkimit në fushën e mjedisit të ndërtuar për të mirën e komunitetit.

Në këtë vazhdë, Kolegji ESLG që nga gushti 2019 i është bashkuar UBT-së dhe është bërë pjesë përbërëse e grupit të UBT-së.

UBT vazhdon të mbetet i vetmi institucion në rajon i vlerësuar me pesë yje të ekselencës nga Këshilli i Ekselencës botërore, konkretisht nga Organizata për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM), i cili ekspertizat dhe inovacionet po i zgjeron si rrafshin vendor, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Në këtë vazhdë, tani standardet cilësore ndërkombëtare të UBT-së do të ofrohen edhe në Kolegjin ESLG, pasi ky institucion i është bashkuar UBT-së.

Tash e tutje, profesorët vendorë e ndërkombëtarë të UBT-së, do të jenë të pranishëm në këtë institucion ku do të aplikojnë praktikat më të mira të studimit, ndërkaq studentët në këtë institucion mund të studiojnë nivelin bachelor në Fakultetin Juridik, si dhe nivelin master në Fakultetin Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës.

 

Kolegji ESLG është i akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit deri më 30.09.2022 dhe ka marrë vendim pozitiv për riakreditim institucional nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë nga  01.10.2022 deri më 30.09.2025. Vendimi për riakreditim mund të gjendet këtu.

 

Kolegji ESLG është gjithashtu i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës nga 01.10.2022 deri më 30.09.2025. Vendimi i ri për licensim mundet të gjendet këtu

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...