Profili hulumtues
Hulumtimi i Kolegjit ESLG është i fokusuar në fushat si në vijim hulumtuese:
• Menaxhimi i objekteve;
• Menaxhimi i energjisë;
• Ndërtimi i qëndrueshëm;
• Arkitektura e qëndrueshme;
• Infrastruktura sociale;
• Studimet interdisciplinare të paluajtshmërisë;
• Mjedisi i jetuar;
• Blockchain në paluajtshmëri;
• Qëndrueshmëria dhe mbrojtja e mjedisit;
• Tregjet e paluajtshmërive dhe tregtueshmëria e paluajtshmërive;
• Studimet e banimit dhe urbane;
• Aplikueshmëria dhe realizueshmëria financiare e teknologjive të avansuara të materialeve ndërtimore në ndërtesat e Kosovës;
• Teknologjitë e mbështjellësve me energji të ulët të përshtatura për klimën e Kosovës;
• Standardet e regjistrimit të paluajtshmërive;
• Zhvillimi i legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar në fushën e menaxhimit të paluajtshmërive dhe ndërtimit;
• E drejta evropiane e tregut të brendshëm;
• E drejta evropiane e pronës intelektuale;
• Ekonomia e gjelbërt dhe rrethore;
• Financimi i qëndrueshëm;
Strategjinë hulumtuese të Kolegjit ESLG mund t'a gjeni këtu.
Hulumtuesit e cilësisë së lartë
ESLG do të zgjedh hulumtuesit më të talentuar nga tërë rajoni për të punuar në ESLG. Mirëpo hulumtimi i cilësisë së lartë nuk ka të bëjë vetëm me gjetjen e njerëve më të mirë në hulumtim - por ka të bëjë me nxjerrjen e më të mirës nga hulumtuesit. Kolegji ESLG synon të krijojë një mjedis hulumtues i cili është stimulues, inovativ dhe dinamik.
Portfolio hulumtuese
Kolegji ESLG është i përfshirë në një sërë projektesh ndërkombëtare dhe vendore hulumtuese:
- Projekti Ndërtesat e Qëndrueshme Efiçiente të Energjisë/Programi HERD, implementuar nga Kolegji ESLG dhe Universiteti Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji (NTNU);
- Projekti OSCAR: VALUE FOR OWNERS AND END-USERS OF PROPERTY, me partnerët impelementues NTNU, EVRO-PF dhe NTNU;
- Studimi i Tregut të Paluajtshmërive i Kosovës i impementuar nga Kolegji ESLG dhe Kosovo Realty Group;
Nëpërmjet të këtyre projekteve Kolegji ESLG është bërë pioner në fushën e hulumtimit në fushën e qëndrueshmërisë, menaxhimit të ndërtesave dhe paluajtshmërive.
Disa nga publikimet hulumtuese të realizuara si pjesë e projektit SEEB/Programi HERD janë paraqitur mëposhtë:
- HOXHA, Visar, HAUGEN, Tore, and BJÖRBERG, SVEIN, and TEMELJOTOV-SALAJ, Alenka, Developing sustainable energy efficient buildings – A transnational knowledge transfer experience between Norway and Kosovo, Studies in Higher Education, 2020, Vol 45 (2), pp. 390-402 https://doi.org/10.1080/03075079.2018.1534094
-
HOXHA, Visar, HAUGEN, Tore, and BJÖRBERG, SVEIN. Measuring perception
about sustainability of building materials in Kosovo. Facilities, ISSN
0263-2772. 2017, Vol 35 (7/8), pp. 436-461
-
PALLASKA, Elvida, HAUGEN, Tore, HOXHA, Visar, FINOCHIARO, Luca and
SALAJ-TEMELJOTOV, Alenka, Sustainability by improving energy efficiency
in traditional housing in Kosovo, Journal of Science, Humanities and
Arts, 2018, Vol 5 (5), pp. 1-16
- HOXHA,
Visar, and SHALA, Fjolla, "The benefits and challenges of sustainable
buildings in Prishtina, Kosovo", Facilities , 2019, Vol. 37 No. 13/14,
pp. 1118-1152. https://doi.org/10.1108/F-08-2018-0097