Zhvillimi i stafit

Zhvillimi i stafit është pjesë përbërëse e procesit të planifikimit strategjik të institucionit/departamentit/programit.
 

Avansimi i stafit akademik të Kolegjit ESLG bëhet sipas Rregullores për përzgjedhje të stafit akademik në tituj më të lartë akademik e cila mund të shkarkohet këtu.

Avansimi i stafit akademik në bazë të Rregullores së Kolegjit ESLG është paraqitur si në vijim:

- Vendim Profesor Asistent Hazer Dana;

- Vendim Profesor Asistent Islam Hasani;

- Vendim Profesor Asistent Veli Lecaj;

 

Stafit akademik i jepet gjithashtu hapësirë që të zhvillojë planin e avansimit në kuadër të Kolegjit ESLG. Kjo ndodh nëpërmjet të Planit Individual Zhvillimor të secilit profesor, në të cilën profesori përcakton qëllimet për zhvillim të mëtutjeshëm në pedagogji, hulumtim dhe inovacion i cili plan hartohet pas Vetëvlerësimit individual të stafit.

 

Zhvillimi i stafit në nivel institucional realizohet në pajtim me Planin për Zhvillimin e Stafit të Kolegjit ESLG 2021-2026.


Zhvillimi i përgjithshëm i stafit në nivel të programit ndodh në pajtim me Planin e Zhvillimit të Stafit në nivel të programit. Plani i Zhvillimit të Stafit të Programit Bachelor nganjëherë dallin nga Plani i Zhvillimit të Stafit të Programit Master.

 

Vlerësimi i performansës së stafit ndodh në pajtim me Politikën e Vlerësimit dhe Zhvillimit të Stafit të Kolegjit ESLG.

 

Stafit i cili nuk pranon vlerësim të favorshëm nga studentët si në Anketat kuantitative të Studentëve por edhe Seancat kualitative Dëgjimore me studentë i jepet mundësi që të zhvillohet nëpërmjet të Trajnimeve Pedagogjike dhe Tjera me theks të veçantë në shkathtësitë pedagogjike dhe digjitale. Raporti i trajnimeve të stafit akademik mundet të gjendet këtu.

 

Kolegji ESLG është tejet krenar të ketë bashkëpunuar me Ohio Northern University në organizimin e Trajnimit të Stafit Akademik mbi Metodat Sokratike të Mësimdhënies.

 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...