Liria akademike

Liria akademike

Politika e Kolegjit ESLG është të ushqejë, inkurajojë dhe ruajë në çdo kohë në masën më të plotë lirinë e plotë në mësimdhënie, hulumtim, botim, kërkim dhe diskursin arsimor dhe të mbrojë të gjithë stafin akademik nga çdo ndikim i jashtëm dhe i brendshëm, i cili do të kufizonte anëtarin e stafit në ushtrimin e lirisë së tij / saj akademike, e cila bie në fushën e interesit shkencor të personelit akademik.


Liria akademike përfshin të gjitha të drejtat dhe liritë që i lejojnë anëtarit të personelit të diskutojë lirisht dhe të paraqesë mendime dhe konkluzione shkencore brenda dhe jashtë klasës.



Si qytetar i Kosovës ose i një vendi tjetër, anëtari i stafit të Kolegjit ESLG mund të ushtrojë lirinë akademike si qytetarët e tjerë të Kosovës ose të vendit përkatës pa u censuruar, disiplinuar dhe kufizuar nga Kolegji ESLG si institucion i arsimit të lartë.

Anëtari i stafit që beson se liria e tij / saj akademike po kufizohet, ai / ajo ka të drejtë të adresojë çështjen e kufizimit të lirisë së tij / saj drejtpërdrejt në Senatin e Kolegjit ESLG.

Senati do të caktojë një Komitet të Dëgjimit për të shqyrtuar ankesat e stafit akademik dhe do të bëjë gjetje dhe rekomandime në formën e raportit për Senatin. Senati do të sjellë vendim mbi çështjen e adresuar nga stafi akademik në lidhje me kufizimin e lirisë akademike të tij/saj.

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...