Rishikimi pas mandatit
Rishikimi pas mandatit
Rishikimi pas mandatit është një procedurë e krijuar për të identifikuar mundësitë për zhvillimin e stafit akademik që janë reciprokisht të dobishme për anëtarët e stafit dhe Kolegjin ESLG. Procedura e rishikimit synon të ndihmojë stafin akademik me mandat në përmirësimin e qëllimeve të tyre të performancës në lidhje me qëllimet e tyre të karrierës akademike dhe nevojave të departamenteve dhe institucionale në ESLG.
Rishikimi heton burimet dhe mbështetjen që u nevojiten anëtarëve të stafit akademik në zhvillimin e tyre profesional. Qëllimi i rishikimit është të identifikojë, njohë, shpërblejë dhe përmirësojë zhvillimin profesional të stafit të mandatuar.
Përveç vlerësimit të performancës, çdo anëtar i stafit do të ndërmarrë një vetë-vlerësim të shkurtër çdo 1 vjet dhe një të detajuar të zhvillimit të tij / saj profesional çdo pesë vjet.
Vetëvlerësimi i shkurtët vjetor nuk është objekt i ndonjë vlerësimi të mëtutjeshëm. Vetëvlerësimi i detajuar pas marrjes së mandatit do të shqyrtohet nga Komisioni për Rishikimin e Performansës pas Marrjes së Mandatit, i cili përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm: Një anëtar i stafit të Fakultetit ose departamentit ku punon stafi, një përfaqësues i studentëve dhe një vlerësues kolegial i zgjedhur nga vetë anëtari i stafit akademik.
Rishikimi pas mandatit duhet të ketë të paktën një performancë të kënaqshme në tre kategori: mësimdhënie, veprimtari shkencore dhe kontribut në profesion.