Konflikti i interesit
Pjesëmarrja aktive e stafit akademik në aktivitetet e jashtme që përmirësojnë shkathtësitë e tyre ose që paraqesin kontributin e stafit për komunitetin janë dobiprurëse si për Kolegjin ESLG gjithashtu edhe për anëtarin e stafit.
Për shkak se aktivitetet mund të rezultojnë në konflikt të interesit sa i përket përgjegjësive të stafit ndaj Kolegjit, është e nevojshme që të monitorohen aktivitetet e stafit jashtë Kolegjit ndërlidhur me shërbimin ndaj komunitetit dhe aktivitetet profesionale me qëllim të shmangies së çfarëdo konflikti të interesit.
Zyra e prorektorit është përgjegjëse për koordinimin e monitorimit të konfliktit të interesit.