Rishikimet e cilësisë së programit
Një sërë rishikimesh kuantitative dhe kualitative të cilësisë kryhen për programin e studimit gjatë implementimit të programit.
Rishikimet e cilësisë të programit realizohen si në vijim:
• Rishikimi i cilësisë semestral bazuar në vlerësimet e lëndëve nga studentët. Rishikimet si në vijim janë realizuar:
- Rishikimi semestral i cilësisë - Semestri dimëror 2020-2021;
- Rishikimi semestral i cilësisë - Semestri veror 2020-2021;
- Rishikimi semestral i cilësisë - Semestri dimëror 2021-2022;
- Rishikimi semestral i cilësisë - Semestri veror 2021-2022;
• Rishikimi vjetor i cilësisë së programit i realizuar kundrejt treguesve të performansës (treguesit e përgjithshëm, rezultateve dhe procesit). Në këtë drejtim, rishikimet vjetore të cilësisë kryhen nga Zyra e Menaxhimit të Cilësisë dhe miratohen nga Komisioni për Cilësi i Kolegjit ESLG, në të cilin studentët e ESLG-së janë të përfaqësuar në mënyrë të fuqishme:
o Rishikimi i cilësisë 2016-2017;
o Rishikimi i cilësisë 2017-2018;
o Rishikimi i cilësisë 2018-2019;
o Rishikimi i cilësisë 2019-2020;
o Rishikimi i cilësisë 2020-2021;
o Rishikimi i cilësisë 2021-2022;
Rrjedhimisht, si rezultat i këtyre rishikimeve vjetore të cilësisë, Rishikimi i dy vjeçar i cilësisë së programit 2017-2019 është realizuar, e cila fokusohet në aspektet si në vijim:
- Profili dhe struktura e studimit;
- Metodat e mësimdhënies dhe vlerësimit;
- Implementimi praktik;
- Numri i aplikantëve kundrejt vendeve të ofruara;
- Përfundimi i programit;
- Shpërndarja e notave;
- Disponibiliteti i burimeve;
- Disponibiliteti i literaturës;
Përfundimisht, Drejtori i programit/Shefi i Departamentit nxjerr
përfundime dhe rekomandime bazuar në analizën kuantitative, të cilat
miratohen përfundimisht nga Komisioni i Cilësisë i Kolegjit ESLG, në të
cilën studentët janë të përfaqësuar gjithashtu.
Një proces i rëndësishëm i sigurimit të cilësisë, Kolegji ESLG në nivel të programit realizon Vetëvlerësimi i arritjes së rezultateve të mësimnxënies i cili kryhet nga secili bartës i lëndës individualisht, ku secili profesor vlerëson në mënyrë kritike masën deri në të cilën rezultatet e mësimnxënies së lëndës janë arritur së bashku me rezultatet e mësimnxënies së programit dhe në secilin vetëvlerësim, ata ofrojnë rekomandime se si mund të përmirësohet arritja e rezultateve të mësimnxënies nëse kjo arritje është nën standardin e vendosur.
Kolegji ESLG pranon dhe njeh përpjekjet e profesorëve të cilët janë më vetëkritik.
Rrjedhimisht, Kolegji ESLG realizon si në vijim: Rishikimi i arritjes së rezultateve të mësimnxënies në të cilën Shefi i Departamentit nxjerr përfundime se cilat rezultate të mësimnxënies së programit nuk janë realizuar sipas standardit të parashikuar dhe ofron rekomandime për adresimin e mangësive dhe sfidave të identifikuara, të cilat mëpastaj i dërgohen secilit profesor në mënyrë individuale, i cili i përdor ato mëpastaj për hartimin e planeve individuale zhvillimore për lëndën përkatëse. Rishikimi gjithashtu shfrytëzohet për hartimin e planit të përmirësimit të cilësisë për arritjen e rezultateve të mësimnxënies.
Mëtutje, proceset e sigurimit të cilësisë në nivel të programit gjithashtu marrin parasysh zërin e të gjitha palëve të interesuara si studentët ekzistues, të diplomuarit, stafi akademik dhe industria. Me të cilin nga këto palë të interesuara rishikimet e cilësisë realizohen bazuar në sondazhet rezultatet e të cilave publikohen online. Anketat e vlerësimit të programit për studentët dhe stafin janë obligative dhe plotësohen në Sistemin Elektronik të notave menjëherë pas kyçjes, ndërsa anketat me alumni dhe industrinë realizohen në formë të ndarë. Anketat përmbajnë pyetjet e shkallës Likert nga 1 deri 5 dhe pyetjet kualitative, në të cilën përgjigjet kualitative kërkohen.
Bazuar në këto anketa, vlerësimet e programit si në vijim kryhen:
RISHIKIMI I CILËSISË BAZUAR NË VLERËSIMIN E PROGRAMIT NGA STUDENTËT
- Rishikimi i cilësisë bazuar në vlerësimin e programit nga studentët 2019-2020;
- Rishikimi i cilësisë bazuar në vlerësimin e programit nga studentët 2020-2021;
- Rishikimi i cilësisë bazuar në vlerësimin e programit nga studentët 2021-2022;
RISHIKIMI I CILËSISË BAZUAR NË VLERËSIMIN E STAFIT
Rishikimi i cilësisë bazuar në vlerësimin e tërë programit nga ana e stafit është paraqitur mëposhtë:
- Rishikimi i cilësisë së programit master bazuar në vlerësimin e programit nga stafi 2019-2020;
RISHIKIMI I CILËSISË BAZUAR NË VLERËSIMIN E PROGRAMIT NGA ALUMNI
Rishikimi i cilësisë bazuar në vlerësimin e tërë programit nga alumni është paraqitur mëposhtë:
- Rishikimi i cilësisë së programit master bazuar në vlerësimin e programit nga alumni 2019-2020;
- Rishikimi i cilësisë së programit master bazuar në vlerësimin e programit nga alumni 2020-2021;
RISHIKIMI I CILËSISË BAZUAR NË VLERËSIMIN E INDUSTRISË
Rishikimi i cilësisë bazuar në vlerësimin e tërë programit nga industria është paraqitur mëposhtë: :
- Rishikimi i cilësisë së programit master bazuar në vlerësimin e industrisë 2019-2020;
- Rishikimi i cilësisë së programit master bazuar në vlerësimin e industrisë 2020-2021;
të cilat vlerësime aprovohen dhe nënshkruhen nga përfaqësuesit e Këshillit Industrial të Kolegjit ESLG;
VLERËSIMI I ARRITJES SË REZULTATEVE TË MËSIMNXËNIES
Secili profesor kryen vetëvlerësim të arritjes së rezultateve të mësimnxënies së lëndëve dhe kontributin e tyre në arritjen e rezultateve të mësimnxënies së programit. Vetëvlerësimet janë paraqitur mëposhtë:
- Vetëvlerësimet e rezultateve të mësimnxënies 2019-2020;
- Vetëvlerësimet e rezultateve të mësimnxënies 2020-2021;
Mëtutje, Kolegji ESLG kryen një rishikim të cilësisë të arritjes së
rezultateve të mësimnxënies e nxjerrë nga vetëvlerësimet e plotësuara
nga secili profesor. Rishikimet janë paraqitur mëposhtë:
-Rishikimi i arritjes së rezultateve të mësimnxënies së programit 2019-2020;
- Rishikimi i arritjes së rezultateve të mësimnxënies së programit 2020-2021;
RAPORTI I VETËVLERËSIMIT BAZUAR NË MANUALIN E CILËSISË
Kolegji ESLG integron të gjitha rishikimet e cilësisë duke filluar nga rishikimet semestrate e deri tek vlerësimi i arritjes së rezultateve të mësimnxënies së programit dhe lëndëve në një Raport Vetëvlerësimi të brendshëm të bazuar në standardet e brendshme të cilësisë në pajtim me Manualin Cilësisë së Kolegjit ESLG. Raportet e vetëvlerësimit të brendshëm përfshijnë implementimin e programeve të akredituara dhe janë paraqitur si në vijim:
- Raporti i Vetëvlerësimit 2019-2020 bazuar në standardet e brendshme të Manualit të Cilësisë së ESLG;
- Raporti i Vetëvlerësimit 2020-2021 bazuar në standardet e brendshme të Manualit të Cilësisë së ESLG;
STRATEGJIA PËR PËRMIRËSIMIN E CILËSISË
Bazuar në Raportin e brendshëm të vetëvlerësimit, hartohet dhe miratohet Strategjia për Përmirësimin e Cilësisë e vijuar nga Plani i Veprimit për realizimin e strategjisë së përmirësimit të cilësisë. Strategjitë për përmirësim të cilësisë janë paraqitur mëposhtë:
- Strategjia për Përmirësim të Cilësisë 2020-2021;
- Strategjia për Përmirësim të Cilësisë 2021-2022;
PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË PËR PËRMIRËSIMIN E CILËSISË
Pas miratimit të Strategjisë për përmirësim të cilësisë, Komisioni për Cilësi miraton Planin e Veprimit për zbatimin e strategjisë për përmirësim të cilësisë. Planet e veprimit janë paraqitur mëposhtë:
- Plani i veprimit për zbatimin e strategjisë për përmirësim të cilësisë 2020-2021;
- Plani i veprimit për zbatimin e strategjisë për përmirësimit të cilësisë 2021-2022;
MONITORIMI VIJUES
Kolegji ESLG gjithashtu harton raportin për monitorimin e zbatimit të planit të veprimit për realizimin e strategjisë për përmirësim të cilësisë në fund të çdo semestri. Planet e monitorimit janë paraqitur mëposhtë:
Monitorimi për Strategjinë e Përmirësimit të Cilësisë për vitin 2021-2022 duhet të kryhet në prill 2022 dhe shtator 2022.
VLERËSIMI GJITHËPËRFSHIRËS I INSTITUCIONIT
Në përgjigje të rekomandimeve të ofruara nga Ekipi Vlerësues Ndërkombëtar 2022 i cili e ka vlerësuar institucionin e ESLG-së në të cilat rekomandime kërkohet që të zhvillohet një kornizë e vlerësimeve gjithëpërfshirëse në fusha tematike si kërkimi, mësimnxënia dhe mësimdhënia, dhe infrastruktura dhe resurset, pjesë e të cilit vlerësim do të jetë edhe programi master, Kolegji ESLG ka miratuar doracakët e cilësisë si në vijim:
- Doracaku i Cilësisë për Mësimnxënie dhe Mësimdhënie i Kolegjit ESLG;
- RDoracaku i Cilësisë për Hulumtim i Kolegjit ESLG;
Krahas vlerësimeve të programit të spjeguara më lartë, vlerësimet gjithëpërfshirëse të institucionit, në të cilin programi master do të jetë pjesë përbërëse, do të kryhen si në vijim:
• Hulumtimi – ky vlerësim do të kryhet në tetor 2023 për të gjitha programet;
• Mësimdhënia dhe Mësimnxënia - ky vlerësim do të kryhet në tetor 2024 për të gjitha programet;
• Burimet dhe infrastruktura - ky vlerësim do të kryhet në tetor 2025 për të gjitha programet;
Doracaku i Cilësisë për Burime dhe Infrastrukturë është objekt i miratimit formal.
AKREDITIMI I JASHTËM
Përfundimisht, Kolegji ESLG kryen Vetëvlerësimin e programit çdo tre vjet. Vetëvlerësimi i fundit është kryer në vitin 2019 kundrejt standardeve të Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe
Raportet tjera të Vetëvlerësimit janë:
- Raporti i Vetëvlerësimit 2019;
- Raporti i Vetëvlerësimit 2016;
- Raporti i Vetëvlerësimit 2013;