Tema e diplomës
Hartimi dhe mbrojtja e temës së diplomës rregullohet me Rregulloren e Temave të Diplomës BA dhe MA
Procedura e hartimit dhe mbrojtjes së temës së diplomës master është paraqitur në vijim:
- Studenti duhet të zgjedh një temë duke dorëzuar formularin Regjistrimi i Titullit të Temës së Diplomës,
- Projekt propozimin prej 5 faqeve i cili definon qëllimin e studimit, kornizën e propozuar teorike dhe metodën e propozuar të hulumtimit;
- Pasi propozimi të dorëzohet dhe titulli të regjistrohet me miratimin e mentorit, studenti fillon të shkruajë temën e diplomës në kuadër të konturave të dakorduara në projekt propozim dhe ajo duhet të përmbajë së paku 70 faqe;
- Pas hartimit të temës dhe aprovimit final nga mentori, tema i nënshtrohet rishikimit nga Komisioni i Temës i përbërë nga tre anëtar (mentori dhe dy ekzaminues);
- Tema e diplomës duhet të jetë hulumtim i pavarur shkencor me hulumtim empirik;
- Tema duhet të lektorohet nga një lektor i pavarur gjuhësor;
- Pas të gjitha rishikimeve, tema dorëzohet për kontroll teknike në Zyren Teknike dhe kontroll të plagjiaturës;
- Pas miratimit nga Zyra Teknnike, caktohet data e mbrojtjes dhe kandidati mbron temën para komisionit prej 3 anëtarëve;
- Mbrojtja e temës është publike ose në sesion të mbyllur dhe nuk zgjat më shumë se 45 minuta;
Sistemi i notimit në temën e diplomës është nga 5.0 deri 10.0.