Studimet master
Viti akademik fillon më 1 tetor dhe përfundon më 30 qershor.
Kohëzgjatja e vitit akademik është 40 javë dhe ndahet në dy semestra me nga 15 javë me tri afate të provimeve të organizuara në Janar, Qershor dhe Shtator.
Një kredi ECTS është e barabartë me 25 orë ngarkesë të studentit. Një semestër ka 30 kredi ECTS.
Mësimdhënia realizohet nëpërmjet të metodave si në vijim:
- ligjëratat;
- ushtrimet;
- ushtrimet simuluese;
- hulumtimi;
- simulimet reale;
- teknologjia duke përdorur softverët si ECOTECT, Athena Impact Estimator dhe Risk Solver
- Aktiviteti interdisiplinar.
Një metodë unike e mësimdhënies është Akiviteti interdisiplinar - IAktivitetet interdisiplinare janë punë ekipore të realizuara në fushat interdisiplinare të programit ku një rast më i gjerë interdisiplinar u jepet studentëve për ta zgjedhur në grupe. Për shembull një rast i studimit mundet të përfshijë aspektet juridike, financiare, vlerësimit, menaxhimit të ndërtesave, menaxhimit të energjisë, andaj të gjitha aspektet interdisiplinare preken nga një projekt grupor me profesorë të ndryshëm.
Mësimdhënia e bazuar në hulumtim është një komponentë e fuqishme e programeve master në Kolegjin ESLG. Si pjesë e mësimdhënies së bazuar në hulumtim, studentët përfshihen në projektet hulumtuese të Kolegjit, programit dhe profesorëve siç parashikohet me Planin e Hulumtimit të Kolegjit.