Procedura e ankesës pas notimit

Nëse studenti nuk e pranon notën kaluese, megjithatë ai/ajo nuk ka ndonjë kundërshtim sa i përket procedurës së vlerësimit, studenti mundet të paraqes kërkesë me shkrim tek profesori brenda 48 orëve për anulim të notës kaluese.

 

Studenti mundet të kërkojë anulimin e notës kaluese në kuadër të të njëjtës lëndë deri në tre herë.



Në anën tjetër, studenti ka të drejtë në procedurë të ankesës nëse ai/ajo konsideron se provimi nuk është kryer në pajtim me Rregulloren për Administrim të Provimeve dhe sipas rregulloreve përkatëse.

 

Kundërshtimi i bëhet Prodekanit ose Zëvendës Shefit të Departementit brenda 36 orëve pas dhënies së notës.

 

Prodekani vlerëson kundërshtimin e studentit dhe sjell vendim brenda 24 orëve pas pranimit të ankesës.

 

Nëse ankesa pranohet, studenti fiton të drejtën të notohet para Komisionit të Provimit të përbërë nga tre anëtarë brenda 3 ditëve pas pranimit të vendimit.

 

Studenti gjithashtu mundet të kërkojë të hyn në provim para Komisionit të përbërë nga tre anëtarë nëse ai/ajo ka dështuar në provim për më shumë se tre herë. Kjo rregullohet me Rregulloren për  Administrim të Provimeve në ESLG.

 

Komisioni i provimit emërohet nga Dekani/Shefi i Departamentit. Vendimi i komisionit të provimit mundet të apelohet pranë Komisionit të Ankesave të Provimit.

 

Vendimi i Komisionit të Ankesave të Provimit është final.

 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Kolegji ESLG dhe IETL me marrëveshje bashkëpunimi

Kolegji ESLG dhe Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë nënshkruan...më shumë...

Komentimi profesional i studimit COVID-19 dhe paluajtshmërive

Kolegji ESLG shërbeu si komentues profesional i studimitmë shumë...

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU publikohet...më shumë...