Këshilli i Studentëve
Në aspektin organizativ, Këshilli i Studentëve i Kolegjit ESLG është organ i cili përfaqëson interesat e studentëve të Kolegjit. Përfaqësimi parashikohet me Ligjin për Arsimin e Lartë, Statutin e Kolegjit ESLG dhe Rregullat e Procedurës së Këshillit të Studentëve.
Ky organ përfaqëson interesat e studentëve, kujdeset për mendimin e organeve kompetente të Kolegjit përkizati me statutin e Kolegjit, jep mendime për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrat e studentëve.
Këshilli i Studentëve të Kolegjit ESLG përbëhet nga minimum katër anëtarë dhe maksimum dhjetë anëtarë të zgjedhur nga rradhët e studentëve të Kolegjit me zgjedhje ku mandati i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Studentëve zgjat dy vite.
Puna e Këshillit të Studentëve rregullohet me Rregullat e procedurës së Këshillit të Studentëve.
Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Studentëve është e rregulluar me Rregulloren mbi Zgjedhjen e Këshillit të Studentëve.
Anëtarët e Këshillit të Studentëve të Kolegjit ESLG për vitin 2019/2020 janë si në vijim:
1. Albina Vuthi - Kryetare;
2. Taulant Blakaj - Nënkryetar;
3. Eljesa Arifi - Anëtare;
4. Ardita Kurteshi - Anëtare;
5. Nita Panduri - Përfaqësuese e trupit studentor të ESLG pranë Këshillit të Studentëve të Nova Univerza siç kërkohet me Marrëveshjen për Asociim.
- Procesverbali i Këshillit të Studentëve 11.06.2019;
- Procesverbali i Këshillit të Studentëve 11.03.2019;
- Procesverbali i Këshillit të Studentëve 12.04.2018;
- Procesverbali i Këshillit të Studentëve 10.06.2016;
- Procesverbali i Këshillit të Studentëve 06.01.2016;