Profili hulumtues

Hulumtimi i Kolegjit ESLG për momentin është i fokusuar në çështjet e efiçiencës së energjisë dhe arkitekturës së qëndrueshme. Kolegji ESLG kërkon që të forcojë ekonominë vendore dhe atë rajonale duke i dhënë rëndësi njohurisë si mjet për zhvillimin e vendit. Kolegji ESLG ka vendosur partneritet në fushën e hulumtimit me Fakultetin e Menaxhmentit të Universitetit të Primorskës në Koper Slloveni, Universitetin Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji dhe me Universitetin Graceland nga shteti mik i Iowas në SHBA. 


Hulumtuesit cilësor

 

Kolegji ESLG do të zgjedh hulumtuesit më të talentuar nga i tërë rajoni që të vijnë dhe të punojnë në Kolegjin ESLG. Mirëpo hulumtimi cilësor nuk nënkupton vetëm gjetjen e njerëzve më të mirë por edhe nxjerrjen e më së mirës nga ata njerëz. Kolegji ESLG mëton të krijojë një mjedis i cili është stimulues, inovativ dhe dinamik. 


Portfolio e hulumtimit

 

Kolegji ESLG arsimon liderët e së nesërmes në Kosovë dhe rajon.
ESLG është e involvuar në disa projekte të hulumtimit. Një prej projekteve hulumtuese në të cilën është i përfshirë Kolegji ESLG është Projekti “Ndërtesat e Qëndrueshme Efiçiente të Energjisë” të cilin është duke e implementuar me Qendrën Kërkimore për Ndërtesa Efiçiente të Energjisë të Universitetit Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji. Kjo qendër është një prej qendrave më të njohura në botë sa i përket hulumtimit në fushën e energjisë, arkitekturës së qëndrueshme dhe efiçiencës së energjisë. 


Nëpërmjet të këtij projekti, Kolegji ESLG bëhet nismëtar në Kosovë dhe rajon në hulumtimin e fushës së efiçiencës së energjisë.


  

Fjalimi i rektorit

Të nderuar studentë, të nderuar kolegë!

Është kënaqësi e imja që t’ju prezentojë idenë e krijimit të një institucioni të ri akademik në Prishtinë, Kolegji ESLG. më shumë...

Welcome to

FJALIMI INSPIRUES I DEKANIT TË KOLEGJIT ESLG

Dekani i Kolegjit ESLG mbajti një fjalim inspirues për studentët e diplomuar...më shumë...

CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË KOLEGJIT ESLG

Në ceremoninë e diplomimit fjalimin hyrës e mbajti Ministrja e Integrimit Evropian...më shumë...

ANALIZË E EFIÇIENCËS SË ENERGJISË SË PALLATIT TË DREJTËSISË

Më 31.01.2018 studentët e Kolegjit ESLG vizituan Pallatin e Drejtësisë për...më shumë...