Financimi i hulumtimit

Financimi i hulumtimit ndodh në format si në vijim:



- Granteve të jashtme hulumtuese;
- Grantet e brendshme hulumtuese, që përbëjnë 15 % të buxhetit institucional;
- komercializimi i rezultateve hulumtuese për sektorin privat;
- grante për dorëzim;
- mbështetje për udhëtime në konferencë;
- asistenca studimore universitare;

 

Deri më tani, Kolegji ESLG ka përfituar nga financimi hulumtues si në vijim:

 

- grantet e jashtme hulumtuese siç është projekti SEEB/Programi HERD dhe projekti OSCAR;

- grantet hulumtuese të brendshme për profesorët të cilët përfshijnë studentët në publikimin e rezultateve hulumtuese në revistat me impakt faktorë;

- komercializimi i rezultateve hulumtuese siç është Studimi i Tregut të Paluajtshmërive i implementuar së bashku me Kosovo Realty Group për bankën udhëheqëse në bankën ProCredit, kompanive të vlerësimit të paluajtshmërive dhe kompanive për zhvillimin e paluajtshmërive;

- grantet për dorëzim për artikujt në Konferencën CIRRE;
- mbështetja për udhëtime në konferencën CIRRE;

- asistenca studimore universitare e cila ka ndodhur për publikimin e artikujve hulumtues në revistat shkencore me impakt faktorë siç është Facilities dhe Journal of Property Management

 

Shpenzimet e hulumtimit janë të zbërthyera si në vijim: 

 

a.   Pjesëmarrja në konferencën CIRRE;
b.   Pjesërmarrja në konferenca në nivel rajonal;
c.   Pjesëmarrja në konferenca ndërkombëtare si Kongresi Botëror i Ndërtesave;
d.    Qasja në platforma hulumtuese;
e.    Publikimi në revistat me rencenzurë ndërkombëtare me faktorë ndikimi;
f.    Granti i Përkrahjes së Hulumtuesve të Rinjë;
g.    Granti i Përkrahjes së Zhvillimit të Hulumtuesit Kryesor;

 

 

Në kuadër të Grantit për Përkrahje të Hulumtuesve të Rinjë tre artikuj janë publikuar në revista me ndikim të lartë në vitin 2019 të paraqitura mëposhtë:

 


- HOXHA, Visar, and SHALA, Fjolla, "The benefits and challenges of sustainable buildings in Prishtina, Kosovo", Facilities , 2019, Vol. 37 No. 13/14, pp. 1118-1152. https://doi.org/10.1108/F-08-2018-0097

- HOXHA, Visar and SADIKU, Sara, “Study of factors influencing the decision to adopt the blockchain technology in real estate transactions in Kosovo”, Journal of Property Management, 2019, Vol. 37 No. 5, pp. 684-700, https://doi.org/10.1108/PM-01-2019-0002

- HOXHA, Visar and ZEQIRAJ, Emblema, “The impact of Generation Z in the intention to purchase real estate in Kosovo”, Journal of Property Management, 2019, Vol. 38 No. 1, pp. 1-24, https://www.emerald.com/insight/content/doi/10.1108/PM-12-2018-0060/full/html
 

 

Katër hulumtuesit e rinjë kanë përfituar nga Granti për Përkrahje të Hulumtuesve të Rinjë si Sara Sadiku, Emblema Zeqiraj, Fjolla Shala dhe Mendim Blakaj.

 

Nga Granti për Përkrahje të Zhvillimit të Hulumtuesit Kryesor ka përfituar Profesori Hoxha i cili vetëm në vitin 2019 ka publikuar 6 artikuj shkencor me faktorë të lartë ndikimi.

 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Kolegji ESLG dhe IETL me marrëveshje bashkëpunimi

Kolegji ESLG dhe Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë nënshkruan...më shumë...

Komentimi profesional i studimit COVID-19 dhe paluajtshmërive

Kolegji ESLG shërbeu si komentues profesional i studimitmë shumë...

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU publikohet...më shumë...