Pyetjet e shpeshta

1.    Në cilën konferencë i publikon stafi i ESLG-së punimet e tij?

•    Konferenca CIRRE në të cilën Kolegjit ESLG është anëtar i Komitetit Shkencor së bashku me shumë universitete botërore si NTNU, Saxion University of Applied Sciences Holandë, Universidad Politécnica de Cartagena, Spanjë, Oslo Metropolitan University, Norvegji, Universiteti i Ljubljanës;
Konferenca CIRRE çdo vjet mbahet në një shtet tjetër. Deri më tani Konferenca CIRRE është mbajtur në Universitetin e Ljubljanës (2016), Universitetin Kartagjena në Spanjë (2017), Universitetin e Groningenit (Holandë) (2018), Norwegian University of Science and Technology (2019) dhe sivjet në Saxion University of Applied Sciences (2020).


•    Konferencën Vjetore të UBT-së e cila është konferenca më e madhe shkencore në rajon;


•    Kongresin Botëror të Ndërtesave World Building Congress;



2.    Kush i organizon Konferencat në të cilat merr pjesë stafi i ESLG-së?



•    Konferenca CIRRE organizohet çdo vjet nga institucionet që janë anëtare të Komitetit Shkencor të Konferencës CIRRE në bashkëpunim me një universitet ndërkombëtar.


•    Konferenca e UBT organizohet nga UBT me bord redaktorial dhe Komitet Shkencor Ndërkombëtar;


•    Kongresi Botëror i Ndërtesave është kongresi më i madh i ndërtesave në Botë të cilin e organizon International Council for Research and Innovation in Buildings and Construction (CIB). CIB është themeluar në vitin 1953 si Asociacion qëllimi i së cilës është që të lehtësohet bashkëpunimmi ndërkombëtar ndërmjet të institutive hulumtuese qeveritare në sektorin ndërtimor dhe ndërtesave. CIB tani përbëhet nga 3000 ekspertë dhe 300 organizata anëtarë në mesin e tyre edhe shumë Institute Kërkimore të universiteteve me renome botërore si University of California Berkley, MIT, Hong Kong University, NTNU etj.



3.    A ekziston bord që kontrollon punimet e Konferencës, si dhe stafi që merr pjese a është vendor apo ka edhe ekspertë nga jashtë?


Bordi Redaktorial i Konferencës CIRRE është Bord ndërkombëtar redaktorial i udhëhequr nga profesoresha e njohur e NTNU-së Prof. Dr. Alenka Temeljotov Salaj me origjinë sllovene.


4.    Këto punime a publikohen edhe në ndonje nga revistat më të njohura evropiane?


Po publikimet publikohen në revistat e njohura si Facilities, Facilities Management, Journal of Property Management, International Journal of Building Pathology and Adaptation, Energy and Buildings dhe gjithashtu edhe në revistën formale të New University të quajtur Dignitas.


5.    Në çfarë gjuhe mbahet Konferenca?


Konferenca CIRRE mbahet në gjuhën angleze. Konferenca vjetore e UBT-së në gjuhën shqipe dhe angleze dhe World Building Congress në gjuhën angleze.


6.    Ku i merrni fondet për hulumtimet shkencore?


Financimi i hulumtimit ndodh në format si në vijim:


- Granteve të jashtme hulumtuese (projekti SEEB/Programi HERD dhe projekti OSCAR)
- Grantet e brendshme hulumtuese, që përbëjnë 15 % të buxhetit institucional;
- komercializimi i rezultateve hulumtuese për sektorin privat (Kosovo Real Estate Market Study për Bankën ProCredit);
- grante për dorëzim për Konferencën CIRRE
- mbështetje për udhëtime në konferencën CIRRE;
- asistenca studimore universitare për publikimin e artikujve hulumtues në revistat shkencore me impakt faktorë siç është Facilities dhe Journal of Property Management;

7.    Ku shpenzohen fondet e hulumtimit?


Shpenzimet e hulumtimit janë të zbërthyera si në vijim:
 
a.   Pjesëmarrja në konferencën CIRRE;
b.   Pjesërmarrja në konferenca në nivel rajonal;
c.   Pjesëmarrja në konferenca ndërkombëtare si Kongresi Botëror i Ndërtesave;
d.    Qasja në platforma hulumtuese;
e.    Publikimi në revistat me rencenzurë ndërkombëtare me faktorë ndikimi;
f.    Granti i Përkrahjes së Hulumtuesve të Rinjë;
g.    Granti i Përkrahjes së Zhvillimit të Hulumtuesit Kryesor;
 

Në kuadër të Grantit për Përkrahje të Hulumtuesve të Rinjë tre artikuj janë publikuar në revista me ndikim të lartë në vitin 2019 të paraqitura mëposhtë:


- HOXHA, Visar, and SHALA, Fjolla, "The benefits and challenges of sustainable buildings in Prishtina, Kosovo", Facilities , 2019, Vol. 37 No. 13/14, pp. 1118-1152. https://doi.org/10.1108/F-08-2018-0097

- HOXHA, Visar and SADIKU, Sara, “Study of factors influencing the decision to adopt the blockchain technology in real estate transactions in Kosovo”, Journal of Property Management, 2019, Vol. 37 No. 5, pp. 684-700, https://doi.org/10.1108/PM-01-2019-0002

- HOXHA, Visar and ZEQIRAJ, Emblema, “The impact of Generation Z in the intention to purchase real estate in Kosovo”, Journal of Property Management, 2019, Vol. 38 No. 1, pp. 1-24, https://www.emerald.com/insight/content/doi/10.1108/PM-12-2018-0060/full/html
 

Katër hulumtuesit e rinjë kanë përfituar nga Granti për Përkrahje të Hulumtuesve të Rinjë si Sara Sadiku, Emblema Zeqiraj, Fjolla Shala dhe Mendim Blakaj.



8.    A merren studentët me punë shkencore?

Po studentët shërbejnë si asistentë hulumtues të profesorëve në projektet e tyre kërkimore por edhe studentët pëërfshihen në projektet kërkimore të Kolegjit veçanërisht ato që kanë të bëjnë me komercializimin e shërbimeve hulumtuese siç është Kosovo Real Estate Market Study për bankën ProCredit në të cilën kanë qenë të përfshirë studentët veçanërisht në mbledhjen e të dhënave.

Studentët në nivelin master janë të kyçur tërë kohën në mësimdhënien e bazuar në hulumtim kështuqë puna e përbashkët e tyre shpeshherë rezulton në publikime në revista shkencore.

Shembull: Përfshirja e asistentes hulumtuese Fjolla Shala në publikimin


- HOXHA, Visar, and SHALA, Fjolla, "The benefits and challenges of sustainable buildings in Prishtina, Kosovo", Facilities , 2019, Vol. 37 No. 13/14, pp. 1118-1152. https://doi.org/10.1108/F-08-2018-0097

9.    A ka Kolegji ESLG politikë të integritetit hulumtues?

Kolegji ESLG është shumë strikt sa i përket integritetit hulumtues. Edhe në mësimdhënie gjatë dhënies së eseve dhe detyrave hulumtuese ato kontrollohen nga dy herë dhe komentohen nga dy herë prej profesorëve të lëndës përpos kontrollit teknik të plagjiaturës.

Integriteti në hulumtim i Kolegjit ESLG rregullohet me Politikën e Integritetit në Hulumtim të Kolegjit ESLG e cila është e publikuar onlinë, i cili definon aspektet si në vijim:


•    detyrimet dhe përgjegjësitë e komunitetit hulumtues në Kolegjin ESLG;
•    keqsjelljen në hulumtim, e cila është e definuar në mënyrë të ndarë edhe në kuadër të Politikës së Integritetit Akademik të Kolegjit ESLG;
•    procedurat që duhet të inicohen nëse ka bazë të arsyeshme për të dyshuar se keqsjellja në hhulumtim ka ndodhur;


10.    Si e parandalon plagjiaturën Kolegji ESLG?


Kolegji ESLG ka strategji të qartë të parandalimit të plagjiaturës dhe Politikë Parandaluese dhe Edukative të Plagjiaturës e publikuar online në fillim të faqes në pjesën Për ESLG. Kjo tregon se sa i rëndësishëm është që të ju bëhet me dije të gjitha palëve të interesit se Kolegji ESLG është institucion me zero tolerancë sa i përket shkeljeve të integritetit akademik, shkeljeve të integritetit hulumtues dhe plagjiaturës.


Disa nga rregullat për plagjiaturë janë:


- Për plagjiaturë deri në 10 % studentët e vitit të parë dhe të dytë pranojnë paralajmërim ndërsa studentët e vitit të tretë pranojnë anulim të notës;


- Për plagjiaturë deri në 20 % studentët e vitit të parë pranojnë anulim të notës dhe mundësi që të ridorëzojnë punën e tyre hulumtuese, përderisa studentët e vitit të dytë dhe të tretë nuk e gëzojnë mundësinë e ridorëzimit të punës por duhet të përsërisin lëndën.


Studentët e vitit të tretë pranojnë anulimin e notës dhe duhet të përsërisin lëndën dhe të ndjekin një trajnim për citim dhe referencim.


Në vitin 2019-2020 këtë trajnim e ka mbajtur ligjëruesi Edin Murati.


Për studentët master, Kolegji ESLG është i përkushtuar që të referojë të gjitha rastet e plagjiaturës për seanca dëgjimore pranë Komisionit të Etikës dhe Disiplinor.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Profesori i ESLG-UBT, Visar Hoxha mentoroi disertacionin e doktoratës në universitetin slloven

Profesori i ESLG-UBT, njëherësh profesor edhe në Universitetin prestigjioz “New...më shumë...

Konkurs për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2020-2021

Kolegji ESLG shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik...më shumë...

Akademia Verore 2020

Akademia Verore me temën kryesore: “Sustainability and Real Estate Management” do...më shumë...