Për ESLG

Misioni i Kolegjit ESLG është që të ofrojë arsimim të cilësisë superiore në Kosovë me programe unike dhe metodologji unike të mësimdhënies.

Në këtë vazhdë, Kolegji ESLG që nga gushti 2019 i është bashkuar UBT-së dhe është bërë pjesë përbërëse e grupit të UBT-së.

UBT vazhdon të mbetet i vetmi institucion në rajon i vlerësuar me pesë yje të ekselencës nga Këshilli i Ekselencës botërore, konkretisht nga Organizata për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM), i cili ekspertizat dhe inovacionet po i zgjeron si rrafshin vendor, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Në këtë vazhdë, tani standardet cilësore ndërkombëtare të UBT-së do të ofrohen edhe në Kolegjin ESLG, pasi ky institucion i është bashkuar UBT-së.

Tash e tutje, profesorët vendorë e ndërkombëtarë të UBT-së, do të jenë të pranishëm në këtë institucion ku do të aplikojnë praktikat më të mira të studimit, ndërkaq studentët në këtë institucion mund të studiojnë nivelin bachelor në Fakultetin Juridik, si dhe nivelin master në Fakultetin Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Profesori i ESLG-UBT, Visar Hoxha mentoroi disertacionin e doktoratës në universitetin slloven

Profesori i ESLG-UBT, njëherësh profesor edhe në Universitetin prestigjioz “New...më shumë...

Konkurs për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2020-2021

Kolegji ESLG shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik...më shumë...

Akademia Verore 2020

Akademia Verore me temën kryesore: “Sustainability and Real Estate Management” do...më shumë...