Misioni Vizioni dhe Qëllimet Strategjike

Misioni

 

Misioni i Kolegjit ESLG është që të ofrojë arsimim të cilësisë superiore në Kosovë me programe unike dhe metodologji unike të mësimdhënies të cilat i kontribuojnë rritjes ekonomike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe avansimit të mësimdhënies, mësimnxënies dhe kërkimit në mjedisin e ndërtuar për të mirën e komunitetit.

 

Vizioni

 

Kolegji ESLG përpiqet që të sigurojë një mjedis arsimor dhe hulumtues i cili duhet të jetë i denjë për besimin e publikut dhe të karakterizohet me mësim të nivelit më të lartë dhe integritet kërkimor.

 

Qëllimet strategjike të Kolegjit ESLG janë paraqitur mëposhtë:

 

Qëllimi strategjik 1: Zhvillimi i programeve studimore unike të cilat kontribuojnë në rritjen e BPV-së, zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të mjedisit të ndërtuar për të mirën e shoqërisë, mjedisit dhe industrisë ndërtimore


Qëllimi strategjik 2: Zhvillimi i stafit me orar të plotë në mësimdhënie dhe hulumtim me theks të posaçëm në planifikim dhe menaxhim të mjedisit të ndërtuar


Qëllimi strategjik 3: Zhvillimi i kapacitetit hulumtues në Kolegjin ESLG


Qëllimi strategjik 4: Avansimi i sistemit të sigurimit të cilësisë


Qëllimi strategjik 5: Avansimi i bashkëpunimit ndërkombëtar


Qëllimi strategjik 6: AVansimi i bashkëpunimit me sektorin privat dhe komunitetin

 

Për të lexuar në detaje strategjinë e Kolegjit ESLG shihni dokumenti Strategjia e rishikuar e Kolegjit ESLG 2021-2026;

 

Planifikimi vjetor është i bashkërenduar me strategjinë 5 vjeçare. Planet vjetore janë të bashkërenduara me planin e zbatimit të strategjisë 5 vjeçare. Planet vjetore të bashkërenduara me planin e zbatimit 5 vjeçar mund të shihen mëposhtë:

 

 - Plani vjetor 2021-2022 bashkërenduar me Planin e Zbatimit të Strategjisë 5 vjeçare;

 

Planifikimi buxhetor i Kolegjit ESLG është plotësisht i bashkërenduar me Strategjinë 5 vjeçare dhe Planin 5 vjeçar për zbatimin e strategjisë dhe planin vjetor.

 

Planifikimi afatgjatë pesë vjeçar është paraqitur mëposhtë:

 

- Planifikimi Buxhetor Pesë Vjeçar i bashkërenduar me Planin 5 vjeçar strategjik;

 

Kolegji ESLG ka miratuar Strategjinë për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie Online 2020-2023 gjatë pandemisë  COVID-19.

 

Strategjia për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie Online mund të gjendet këtu.

 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...