Pyetjet e shpeshta

1.    Pse duhet zgjedhur programet e Kolegjit ESLG? A janë të akredituara dhe sa moderne janë planprogramet e saj?


Programet e Kolegjit ESLG në Menaxhimin e Patundshmërive niveli bachelor dhe master janë programe unike me përparësi konkurruese për tregun vendor dhe rajonal. I dedikohen sektorit të ndërtimeve dhe paluajtshmërive i cili sipas statistikave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kontribuon me rreth 25 % në bruto produktin vendor të Kosovës, është punëdhënësi i tretë në Kosovë dhe thithësi më i madh i investimeve të huaja të drejtpërdrejta gjatë periudhës 2015-2019 sipas Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja të Kosovës. Programet e menaxhimit të patundshmërive kanë akreditim nga Agjencia Kosovare e Akreditimit por kanë akreditim edhe nga Agjencia Sllovene e Akreditimit duke pasur parasysh se Kolegji ESLG është anëtar i asociuar i Nova Univerza në Slloveni, universitet ky i cili posedon akreditim slloven dhe britanik.


Planprogramet e programeve janë bashkohore dhe ngërthejnë si aspektin interdisciplinar gjithashtu edhe atë multidisciplinar i cili i bën këto programe unike. Planprogramet janë të dizajnuara në atë formë që të krijojnë shkathtësi interdisciplinare dhe të transferueshme tek studentët të cilat konsiderohen si shkathtësi të profesionistëve të rinjë të shekullit 21.


Programet e Menaxhimit të Patundshmërive janë të rralla edhe në botë dhe ofrohen vetëm nga universitetet me renome si Georgetown University (SHBA), Hong Kong University, Norwegian University of Science and Technology (Norvegji) dhe Royal Institute of Technology (Suedi).


Kolegji ESLG posedon një politikë strikte të integritetit akademik, politikë aktive të integritetit hulumtues si nga rradhët e stafit dhe studentëve dhe një politikë aktive të parandalimit të plagjiaturës të njëjtë sikur të universiteteve me renome botërore.

 


2.    Çfarë përfitojnë studentët nga ky program?

 


Studentët përfitojnë nga ky program shkathtësi unike për tregun e punës, studiojnë në një ambient modern me metoda unike të mësimdhënies dhe mundësi të pajisjes me diploma të dyfishta kosovare dhe sllovene (e cila njihet direkt në tregun e punës të Bashkimit Evropian njëjtë sikur e studentëve slloven). Studentët arrijnë të bëhen menaxherë të sektorit më profitabil në Kosovë por edhe në rajon por edhe kanë mundësi të licencohen si vlerësues të paluajtshmërive pas diplomimit, profesion ky unik dhe tejet i kërkuar në tregun me rritje të transakcioneve të paluajtshmërive.

 

Studentët gjithashtu kanë mundësi të transferimit të studimeve pranë universitetit slloven Nova Univerza ndërsa në nivelin master edhe në Norwegian University of Science and Technology (Norvegji).

 


3.    Pse programet e ESLG-së janë të rëndësishme për Kosovën dhe për regjionin?

 


Programet e menaxhimit të patundshmërive janë unike, krijojnë menaxherë të shkathët të sektorit të ndërtimeve me kulturën e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit me një theks të veçantë në qëndrueshmërinë, efiçiencën e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe konzervimin e resurseve natyrore nga këndvështrimi i menaxherëve dhe zhvilluesve të paluajtshmërive të cilët janë vendim-marrësit kryesor se si duket mjedisi i ndërtuar në një qytet për shkak se ata janë financuesit, investitorët dhe zhvilluesit e paluajtshmërive.

 


4.    Si bëhet procesi i hartimit/azhurimit të programit studimor?

 


Procedura e hartimit dhe azhurimit të programit studimor bëhet në pajtim me Rregulloren për zhvillimin/rishikimin e programit studimor. Në pajtim me nenin 4 të Rregullores Shefi i Departamentit bën propozim Këshillit Akademik për hartimin ose azhurimin e programit studimor duke propozuar krijimin e ekipit për hartimin dhe azhurimin e planprogramit të programmit studimor i cili ekip përfshin përfaqësuesit e studentëve dhe përfaqësuesit e industrisë. Mëpastaj Këshilli Akademik (i përbërë nga i tërë trupi akademik) e miraton propozimin dhe autorizon Ekipin të bëjë hulumtim të tregut, merr parasysh trendet lokale, nacionale dhe globale dhe këndvështrimin e industrisë për shkathtësitë dhe kompetencat që duhet të krijojë një program.

 

Kriteri kryesor është që programi të jetë në pajtim me misionin e gjithëmbarshëm të Kolegjit ESLG. Përfaqësuesit e industrisë janë tejet proaktiv në definimin e rezultateve të mësimxënies në nivel të lëndëve dhe programit, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e shkathtëësive interdisciplinare dhe transferueshme të shekullit 21. 

 


5.    A janë zhvilluar programet e Kolegjit ESLG duke i paraprirë një hulumtimi të tregut?

 


Programet e Kolegjit ESLG i paraprijnë një hulumtimi të tregut të detajuar, bazohen në statistika vendore dhe ndërkombëtare nga trupat si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Agjencia për Promovimin e Investimeve të Huaja dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës. Gjithashtu programet e Kolegjit ESLG duhet të jenë unike, të mos i ofrojë askush as në Kosovë dhe as në rajon dhe të kontribuojnë në rritjen e bruto produktit vendor të Kosovës siç parashihet edhe me misionin e institucionit dhe orientimin strategjik të Kolegjit ESLG.

 


6.    Si lidhen programet e menaxhimit të patundshmërive në realizimin e misionit të Kolegjit ESLG?

 


Programet e Menaxhimit të Patundshmërive fillimisht duhet të jenë unike, të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të përmbajnë metoda unike të mësimdhënies të cilat krijojnë shkathtësi dhe përparësi konkurruese tek të diplomuarit e saj duke krijuar lider elitarë në sektorin më profitabil në Kosovë atë të ndërtimeve dhe paluajtshmërive.

 


7.    Sa programe të tilla ka në Kosovë?

 


Programet janë tejet unike dhe nuk ofrohen as në Kosovë dhe as në rajonin e afërt. Vendi më i afërt ku ofrohen është Sllovenia.

 


8.    Si e ruan qeveria cilësinë e Kolegjit ESLG?

 


Qeveria e ruan cilësinë e Kolegjit ESLG nëpërmjet të akreditimit vendor nga Agjencia Kosovare e Akreditimit e cila kryhet sipas standardeve ndërkombëtare me ekspertë të huaj, monitorimit dhe raportimit të vazhdueshëm pranë AKA-së dhe Ministrisë së Arsimit. Përpos akreditimit vendor Kolegji ESLG ka poseduar edhe akreditim të programeve nga Agjencia Sllovene e Akreditimit (NAKVIS) anëtare e ENQA dhe EQAR të cilës Kolegji ESLG duhet t’i raportojë për shkak të statusit të anëtarit të asociuar në Nova Univerza.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Kolegji ESLG dhe IETL me marrëveshje bashkëpunimi

Kolegji ESLG dhe Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë nënshkruan...më shumë...

Komentimi profesional i studimit COVID-19 dhe paluajtshmërive

Kolegji ESLG shërbeu si komentues profesional i studimitmë shumë...

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU publikohet...më shumë...