Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!


Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës.

 

Pavarësisht se a jeni student i vitit të parë apo studentë që vazhdoni studimet, në Kolegjin ESLG do të gjeni shtëpinë e dytë ku mësimdhënia e cila ju inspiron dhe ju transformon në një hero të jetës suaj është çelësi i suksesit tonë.


Vitale për ekselencën akademike, kreativitetin dhe mjedisin e pasur hulumtues është zotimi ynë për cilësi dhe mësimdhënie transformuese. Ne jemi të përkushtuar ndaj diversitetit të stafit, studentëve, ideve dhe mendimeve.


Së bashku ne punojmë që të promovojmë një mjedis i cili mbështet vlerat më të larta të integritetit akademik dhe është përkrahëse ndaj diversitetit të mendimeve dhe është transformuese në shkathtësitë të cilat i krijojmë. Këto vlera bazë na mundësojnë që të krijojmë një mjedis të jashtëzakonshëm mësimor e cila na mundëson të gjithëve të arrijmë potenccialin më të lartë intelektual.

 


Si ESLG, ne jemi të përkushtuar që të krijojmë liderët e së ardhmes në sektorë që janë unik. Arritjet e të diplomuarve tanë në botën e paluajtshmërive është pasqyra më e mirë e përkushtimit tonë.



Profesorët tanë nuk krijojnë vetëm shkathtësi dhe njohuri të shekullit 21, ata shkojnë përtej kësak, ata ju inspirojnë dhe transformojnë jetën tuaj që të bëheni liderë intelektual të cilët do të jenë në gjendje të përballen me sfidat e botës dinamike në formë etike dhe të qëndrueshme.
 

Prof. Asoc. Dr. Visar Hoxha

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Kolegji ESLG dhe IETL me marrëveshje bashkëpunimi

Kolegji ESLG dhe Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë nënshkruan...më shumë...

Komentimi profesional i studimit COVID-19 dhe paluajtshmërive

Kolegji ESLG shërbeu si komentues profesional i studimitmë shumë...

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU publikohet...më shumë...