Integriteti në hulumtim

Integriteti në hulumtim i Kolegjit ESLG mbështet vlerat themelore si në vijim:



•    Besimi
•    Korrektësia
•    Ndershmëria
•    Përgjegjshmëria
•    Respekti


Integriteti në hulumtim i Kolegjit ESLG rregullohet me Politikën e Integritetit në Hulumtim të Kolegjit ESLG, i cili definon aspektet si në vijim:



•    detyrimet dhe përgjegjësitë e komunitetit hulumtues në Kolegjin ESLG;
•    keqsjelljen në hulumtim, e cila është e definuar në mënyrë të ndarë edhe në kuadër të Politikës së Integritetit Akademik të Kolegjit ESLG;
•    procedurat që duhet të inicohen nëse ka bazë të arsyeshme për të dyshuar se keqsjellja në hhulumtim ka ndodhur;


Keqsjellja në hulumtim



Keqsjellja në hulumtim nga stafi akademik dhe studentët është si në vijim:


a.    Fabrikimi i të dhënave hulumtuese, ku përfshihet fabrikimi i të dhënave, materialeve burimore, metodave hulumtuese dhe rezultateve hulumtuese
b.    Falsifikimi i të dhënave hulumtuese, që përfshin manipulimin e të dhënave, metodave dhe rezultateve hulumtuese pa njohje të duhur;
c.    Plagjiatura përfshin prezentimin e punës së publikuar ose papublikuar të të tjerëve si tënden, përfshirë teoritë, konceptet, të dhënat, materialet burimore, metodat hulumtuese pa referencim të duhur;
d.    Mungesa e njohjes së kontributit të të tjerëve, përfshirë shfrytëzimin e materialit të papublikuar të të tjerëve pa lejen e tyre;
e.    Atribuimi i autorësisë personave tjerë që nuk kanë kontribuar sa duhet në pajtim me përmbajtjen intelektuale, përfshirë pranimin për t'u listuar si autor edhepse nuk ka qenë e duhur sa i përket kontributit dhe disiplinës kërkimore;
f.    Vetë-plagjiatura dhe publikimi i përsëritur ku publikimi vetanak paraprak ripublikohet pa njohjen adekuate të burimit apo pa dhënë arsyetim.
g.    Dështiimi për të mbrojtur hulumtuesit, subjektet njerëzore, shëndetin dhe sigurinë e publikut apo mirëqenies së kafshëve në laborator;
h.    Dështimi për të zbuluar konfliktin e interesit sa i përket Kolegjit ESLG dhe sponzorëve hulumtues;
i.    Keqmenaxhimi financiar i fondeve kërkimore dhe projekteve kërkimore të Kolegjit;
j.    Listimi i emrave të bashkëaplikantëve, partnerëve në grante dhe bashkëautorëve në artikuj, abstrakte konferencash dhe artikuj resvistash pa lejen e tyre me shkrim apo eksplicite;
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Profesori i ESLG-UBT, Visar Hoxha mentoroi disertacionin e doktoratës në universitetin slloven

Profesori i ESLG-UBT, njëherësh profesor edhe në Universitetin prestigjioz “New...më shumë...

Konkurs për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2020-2021

Kolegji ESLG shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik...më shumë...

Akademia Verore 2020

Akademia Verore me temën kryesore: “Sustainability and Real Estate Management” do...më shumë...