Pyetjet e shpeshta

1.    Cilat janë metodat e mësimdhënies, a kanë profesorët autonomi që të përzgjedhen vetë?


Filofozia e Kolegjit ESLG është që të përdoren metoda unike të mësimdhënies që krijojnë shkathtësi dhe kompetenca interdisciplinare, multidisciplinare dhe të transferueshme të shekullit 21.

Në nivelin bachelor kryefjalë e metodave të mësimdhënies është mësimnxënia e bazuar në zgjidhjen e problemeve.

Në nivelin master kryefjalë e metodave të mësimdhënies është mësimdhënia e bazuar në hulumtim.

Një metodë unike e mësimdhënies është aktiviteti interdisciplinar në bazë të së cilës një dukuri e paluajtshmërive analizohet nga shumë këndvështrime interdisciplinare (ekonomike, juridike, efiçiencës së energjisë, materialeve ndërtimore etj) e cila kryhet në formë të projektit grupor e cila analizohet nga një panel i profesorëve, përfshirë këtu edhe përfaqësues të industrisë.


2.    A mund ta mbani mesimin në gjuhën angleze?


Kolegji ESLG posedon staf me diversitet etnik, gjinor dhe moshës të cilët mund të kryejnë mësimdhënien edhe në gjuhën angleze. Studentët të cilët regjistrohen në programin në gjuhën angleze duhet të kryejnë testin TOEFL, e cila gjë rregullohet me kriteret për pranim.

Prej vitit 2013 deri 2015 në nivelin bachelor, Kolegji ESLG ka mbajtur komplet programin në dy grupe të ndara (një me ligjërata në gjuhën angleze komplet dhe një me ligjërata në gjuhën shqipe).

Prej vitit 2016 deri 2019 mësimi është mbajtur me gjuhë të kombinuar (shqipe dhe angleze) e cila është parashikuar edhe me Marrëveshjen e Asociimit të Kolegjit ESLG në New University të Sllovenisë dhe në bazë të marrëveshjes për implementimin e programeve të validuara të New University Slloveni në Kosovë nëpërmjet të Kolegjit ESLG.

Në nivelin master, ka pasur shumë lëndë me profesorë të huaj të cilat janë mbajtur në gjuhën angleze. Të gjithë profesorët norvegjez nga NTNU në kuadër të projektit SEEB dhe ata slloven në kuadër të projektit OSCAR kanë ligjëruar në gjuhën angleze.


3.    Si është orari i ligjëratave, dhe sa është i përshtatshëm për studentët që janë në marrëdhënie pune?


Ligjëratat mbahen paradite ose pasdite varësisht nga grupi. Për stdentët e punësuar ligjëratat mbahen pasdite mirëpo fondi I orëvë mbetet i njëjtë si për studentët e rregullt që llogaritet bazuar në 1 ECTS kredi = 25 orë studimore. Për shembull pavarësisht ligjëratave paradite ose pasdite për një lëndë me 6 ECTS kredi mbahen 2 orë ligjërata dhe 2 orë ushtrime në javë.


4.    A organizoni simulime?


Po organizohen edhe metoda të simulimit të rasteve të studimit, por edhe softverë simulues si Monte Carlo simulation dhe forma të tjera që mësohen me aplikacionet VBA.


5.    Ku mbahet pjesa praktike e programit?


Në nivelin bachelor praktika është obligative. Ajo përmban 120 orë praktike dhe 80 orë studimi të pavarur e cila mund të mbahet në një nga kompanitë, organizatat apo institucionet fushëveprimi i të cilave lidhet me kompetencat e programit. Studenti tërë kohën mentorohet nga mentori i praktikës në organizatë dhe mentori i praktikës në ESLG. Raporti i praktikës se ku zakonisht janë kryer praktikat e studentëve është i publikuar në faqen e internetit të ESLG-së në kuadër të raportit të praktikës.


Në nivelin master praktika është e rekomandueshme dhe raporti i praktikës të studentëve master është i publikuar në faqen e internetit të ESLG-së në kuadër të raportit të praktikës të studentëve master.


6.    A keni mentorë të mjaftueshëm?


Kolegji ESLG ka një përvojë të shkëlqyeshme në hulumtim dhe përpos mentorëve të rregullt përdor edhe tutorët hulumtues të cilët i ndihmojnë mentorit në fazën e parë të mentorimit të temave.


7.    Si vlerësohet praktika e studenteve?


Praktika e studentëve vlerësohet me Kaloj/Dështoj ku studenti duhet të ofrojë gjithashtu një raport 5 faqësh të kryerjes së praktikës ku tregon shkathtësitë të cilat i ka mësuar i cili duhet të nënshkruhet nga studenti, mentori i praktikës, drejtori i organizatës dhe mentori në ESLG.


8.    A ka provim final apo prezentim? Si duket një temë diplome dhe a ekziston ndonjë format i caktuar sipas rregullores?


Programet bachelor kanë një punim të diplomës, shkrimi i së cilës rregullohet me Rregulloren e Temave të Diplomës BA dhe MA e cila është tejet e avansuar dhe është marrë nga institucioni simotër New University. Secila temë e diplomës duhet të jetë një hulumtim origjinal i cili përmban qëllimin e studimit, pyetjen kërkimore, rishikimin e literaturës, metodën hulumtuese, rezultatet hulumtuese dhe diskutimet. Tema bachelor duhet të ketë së paku 46 faqe trupi i temës.


Tema master ëhtë më e avansuar në aspektin e metodës hulumtuese dhe metodave të përpunimit të të dhënave dhe duhet të ketë minimum 80 faqe.


9.    Pas diplomimit a lëshohet diploma bashkë me shtojcën e diplomës?


Pas diplomimit lëshohet diploma së bashku me shtojcën e diplomës.


10.    Si bëhet vlerësimi i studentëve?


Vlerësimi i studentëve rregullohet me politikën e notimit të Kolegjit ESLG e cila është transparente dhe e publikuar në faqen e internetit të ESLG-së.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Kolegji ESLG dhe IETL me marrëveshje bashkëpunimi

Kolegji ESLG dhe Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë nënshkruan...më shumë...

Komentimi profesional i studimit COVID-19 dhe paluajtshmërive

Kolegji ESLG shërbeu si komentues profesional i studimitmë shumë...

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU publikohet...më shumë...