Alumni

"Studimi në Kolegjin ESLG më ka dhënë shkathtësi të mëdha të transferueshme në industri të ndryshme, të cilat jam në gjendje t'i përdor si në tregun vendor gjithashtu edhe atë ndërkombëtar. Kjo gjë është arritur falë programeve të cilësisë së shkëlqyeshme të ofruar nga ESLG dhe stafit të shkëlqyeshëm dhe të përkushtuar të Kolegjit ESLG të cilëtt kanë përdorur metoda unike dhe inovatore të mësimdhënies, të cilat janë vetë të ngulitura në misionin e Kolegjit. Tani, ne përdorim këto shkathtësi unike dhe të transferueshme që Kolegji na ka mësuar për të ndërtuar rrugët tona të karrierës dhe për t'u bërë rrëfimet tona të suksesit. Megjithatë, ne jemi të lidhur nërmjet veti nga koha që e kemi kaluar së bashku në ESLG dhe qëllimet tona të përbashkëta në realizimin e rrëfimit tonë të suksesit. Andaj ftoj të gjithë të diplomuarit e ESLG-së që të ruajmë lidhjet tona dhe të shkëmbejmë njohuritë dhe përvojën tonë në përpjekjet tona drejt realizimit të rrëfimit tonë personal të suksesit.

Unë ju dëshiroj sukses në përpjekjet e juaja në ndërtimin e rrëfimit tuaj të suksesit dhe pres me padurim të ju takoj!

Andi Belegu, Kryetar i Alumni Club




Për Klubin Alumbi




Klubi i të diplomuarve (alumni) të ESLG është një njësi e brendshme organizative e Kolegjit ESLG i cili synon të ruajë dhe forcojë kontaktet midis të diplomuarve dhe Kolegjit në të gjitha fushat me përfitime shoqërore.

 

Anëtarët e Klubit Alumni janë të gjithë të diplomuarit e tanishëm dhe të ardhshëm të cilitdo program të studimit të Kolegjit ESLG si në nivelin baçelor gjithashtu edhe atë master. Nëse të diplomuarit nuk dëshirojnë të jenë anëtar të Klubit Alumnni, atëherë ata duhet të dërgojnë Deklaratën e Tërheqjes Kolegjit në [email protected] ose me email në adresën e Kolegjit [email protected].



Rregullorja për Funksionimin e Klubit Alumni rregullon funksionimin e Klubit Alumni.



Kontakti:



Kryetari i Klubit Alumni: Andi Belegu, i diplomuar i programit të studimeve Juridik (LLB) dhe Juridik dhe Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (BA)


E-mail: [email protected]

 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...