Pyetjet e shpeshta

1.    Sa është numri i studentëve që aplikojnë për studime në programin tuaj?


Në nivelin bachelor dhe master aplikojnë qindra kandidatë mirëpo vetëm prej 50-70 kandidatë arrijnë të plotësojnë kriteret e parashikuara për pranim.


2.    Cilat duhet të jenë pritjet e studentëve ndaj programit?


Programi është bashkohor me metoda moderne të mësimdhënies ku fokus është studenti.


Kriteret e mësimit dhe vlerësimit nuk kanë dallim nga ato që mbahen në universitetet evropiane dhe amerikane. Këtë së paku e pranojnë vetë të diplomuarit e ESLG-së që kanë vazhduar studimet jashtë vendit.


Gjatë tërë studimeve zhvillohen tre shkathtësi kryesore:


•    Shkathtësitë analitike dhe zgjidhjes së problemeve;
•    Shkathtësitë e punës ekipore;
•    Shkathtësitë hulumtuese;
•    Intelegjenca emocionale;


Të gjitha këto shkathtësi janë shkathtësi të shekullit 21. Sipas revistës Forbes pas hulumtimit të kompanive Fortune 500, nga menaxherët e kompanive intelegjenca emocionale dhe shkathtësia e punës ekipore janë dy shkathtësitë kryesore që kërkohen për një profesionist modern të shekullit 21.
Edukimi në këto programe është i bazuar në arritje të kompetencave, shkathtësive dhe rezultateve dhe jo në transfer klasik të dijes.


Studentët duhet të presin se ata duhet të luajnë rol aktiv dhe proaktiv në të dizajnimin e mësimnxënies së udhëhequr nga ta me dozë të përgjegjshmërisë sociale.


3.    A ekzistojnë kritere të vlerësimit të studentëve për pranim? A ka komision për regjistrimin e studentëve? A ka statistika mbi interesimin e studentëve që dëshirojnë të regjistrohen në këtë program? Cili është profili i studentëve që aplikojnë në programin bachelor dhe cili në atë master?


Po kriteret e pranimit janë të përcaktuara qartë me Rregulloren për Pranim dhe Transfer në Studimet Bachelor dhe Rregulloren për Pranim dhe Transer në Studimet Master.

 

Kriteret e pranimit janë të publikuara në faqen e internetit dhe studentët kanë dijeni për këtë paraprakisht. Gjithashtu edhe procedura e ankesës në rast të mospranimit është e rregulluar dhe është transparente në faqen e internetit të Kolegjit ESLG tek studentët e mundshëm.



Në nivelin bachelor nota mesatare dhe pikët në testin e maturës janë kriteret kryesore dhe tre lloje të vendimeve ofrohen: pranim i plotë, pranim i kushtëzuar dhe refuzim. Në rast të pranimit të kushtëzuar, aplikantët duhet të i nënshtrohen një testi pranues dhe intervistës me gojë.


Në nivelin master kriter kyç është edhe përvoja e punës e kandidatit në industrinë ndërtimore dhe paluajtshmërive në pozitë menaxheriale.


I gjithë pranimi bëhet me Komision Pranues të përbërë nga tre anëtarë.


Ka qindra të interesuar që aplikojnë për programet e menaxhimit të patundshmërive megjithatë vetëm me dhjetëra prej tyre arrijnë të plotësojnë kriteret për pranim.


Në nivelin bachelor, profili i kandidatëve i përket shtresës së mesme socio-ekonomike. Në vitet e kaluara kandidatët kryesisht kanë ardhur nga gjimnazet natyrore të qyteteve të ndryshme dhe nga shkollat private si Mehmet Akif, American School of Kosova, dhe Prishtina High School.


Në nivelin master, profili i kandidatëve është të diplomuarit në fakultete teknike (arkitektë, gjeodetë, inxhinierë të ndërtimtarisë) por edhe të diplomuar në fakultetet juridike dhe ekonomike.


Viteve të fundit nga 2016-2019 të pranuarit në programin master kanë qenë kryesisht arkitektë dhe inxhinierë të diplomuar të arkitekturës apo bachelor të arkitekturës dhe ndërtimtarisë, duke mos përjashtuar edhe gjeodetët.


4.    A është i rregulluar trajtimi fleksibil i kandidatëve me nevoja speciale dhe aftësi të kufizuar?


Kolegji ESLG parashikon me Rregulloren për Studime edhe pranimin e studentëve me nevoja speciale dhe aftësi të kufizuar. Nenet 282 deri 289 të Rregullores për Studime rregullojnë trajtimin fleksibil të studentëve me nevoja special dhe aftësi të kufizuar. Kriteret për pranim janë të paaqitura në formë transparente në faqen e internetit të Kolegjit ESLG.


5.    Sa është i rëndësishëm është zëri i studentëve?


Studentët kanë rol kyç vendim-marrës në të gjitha organet e Kolegjit si Senat, Komisionin për Cilësi, Komisionin për Etikë dhe Komisionet tjera por në të kaluarën zëri i tyre është përfaqësuar edhe në politikat menaxheriale të Bordit Menaxhues.


6.    Si e pagujnë studentët obligimin e tyre financiar vjetor në Kolegjin ESLG kur dihet gjendja e tyre ekonomike?


Studentët bachelor të Kolegjit ESLG vijnë nga shtresa e mesme socio-ekonomike dhe një pjesë vijnë edhe nga shkollat e mesme private dhe nuk e kanë problem pagesën shkollore. Megjithatë për qasje të të gjithë studentëve të shkëlqyeshë në studimet në ESLG, Kolegji ESLG ofron mundësi të pagesës me këte si dhe bursa meritore dhe zbritje financiare. Bursat dhe zbritjet financiare rregulloren me Rregulloren për Bursa dhe Ndihmë Financiare.


Studentët master janë kryesisht arkitektë, inxhinierë dhe gjeodetë me të ardhura disa fish mbi mesataren e pagës vjetore në Kosovë dhe nuk kanë probleme në financimin e shkollimit të tyre. Gjithashtu edhe në studimet master janë ofruar bursa dhe zbritje financiare për kandidatë të shkëlqyeshëm që zyrtarizohen me vendime për bursa dhe zbritje financiare.


7.    Si funksionon organizata studentore?


Organizata studentore quhet Këshilli i Studentëve. Këshilli i Studentëve të Kolegjit ESLG përbëhet nga minimum katër anëtarë dhe maksimum dhjetë anëtarë të zgjedhur nga rradhët e studentëve të Kolegjit me zgjedhje ku mandati i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Studentëve zgjat dy vite.
 
Puna e Këshillit të Studentëve rregullohet me Rregullat e procedurës së Këshillit të Studentëve.
 
Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Studentëve është e rregulluar me Rregulloren mbi Zgjedhjen e Këshillit të Studentëve.

8.    Sa shpesh mbahen mbledhjet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinor?



Mbledhjet e Komisionit Disiplinor dhe të Etikës si në nivel të fakultetit gjithashtu edhe Kolegjit mbahen sipas rasteve të cilat paraqiten për shkelje të integritetit akademik, shkelje të integritetit hulumtues, plagjiaturë dhe shkelje të tjera që parashikohen me Kodin e Etikës për Studentë, Kodin e Etikës për Staf Akademik.


9.    Në qoftë se studentët kanë ankesa si i shprehin ato?


Politika e Kolegjit ESLG është politikë e derës së hapur dhe studentët janë në qendër të vëmendjes. Ata në çdo kohë munden të parashtrojnë çfarëdo ankese edhe direkt tek Rektori me email apo drejtpërdrejtë.


Për çështje të pranimit në studime, kanidati në instancë të parë parashtron ankesën me shkrim Komisionit për Pranim në emailin appeals.admission@eukos.org ndërsa në instancë të dytë Komisionit për Studime në study.commission@eukos.org
Për plagjiaturë, ankesat dhe pretendimet dërgohen me email tek Sekretari i Kolegjit i cili mëtutje i përcjell tek Komisioni për Etikë dhe Disiplinë të Fakultetit në nivel të parë.


Për çështje studimore të ndryshme që kanë të bëjnë me aspektet studimore kërkesat duhet të paraqiten me shkrim të nënshkruara dhe të skenuara dhe të dërgohen me emal në study.commission@eukos.org ose në administratën e Kolegjit.
Nëse studenti dëshiron të bëjë ankesë se procedura e vlerësimit nuk është kryer sipas Rregullores për Administrimin e Provimeve, ai/ajo duhet të bëjë ankesë me shkrim tek Prodekani për Mësim në administratë apo me email.


Për ankesa të përgjithshme studentët mund të bëjnë ankesa në appeals@eukos.org


Për ankesa ose pretendime që kanë të bëjnë me shkeljet e integritetit në hulumtim nga ana e studentëve tjerë apo profesorëve, studentët mund t’i bëjnë ato me shkrim tek Rektori i Kolegjit ESLG.


Për ankesa që kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie apo në përgjithësi për përmirësimin e cilësisë së gjithëmbarshme munden të i dërgojnë me shkrim në emailin quality.commission@eukos.org


Për ankesa që kanë të bëjnë me shkeljen ose keqsjelljet nga ana e studentëve tjerë apo profesorëve që ndërlidhen me Kodin e Etikës për Studentë dhe Kodin e Etikës për Staf Akademik mund të i dorëzojnë në formë anonime në kutinë e ankesave në Kolegj apo drejtpërdrejt në Komisionin e Etikës dhe Disciplinor në emailin ethics.commission@eukos.org



10.    Sa janë të rëndësishme temat e diplomës gjatë studimeve? Si ndërlidhen me industrinë?



Temat e diplomës janë broshura e cilësisë së Kolegjit. Kolegji ESLG ju kushton shumë rëndësi dhe ka shumë filtra të cilësisë. Filtri i parë i cilësisë në nivelin përmbajtësor është mentori dhe tutorët shtesë të cilët japin komentet e tyre, Komisioni për Shqyrtimin e temës dhe Zyra e Kontrollit Teknik në ESLG dhe në Slloveni pranë Nova Univerza.



Të gjitha temat e diplomës shkruhen në fushat tematike të përvaktuara me planin hulumtues të programit përkatës. Shpeshherë në projektet hulumtuese që ka Kolegji me industrinë ato shkruhen edhe në fushat me interesit të veçantë për industrinë dhe palët tjera të interesit.


 
11.    Çka mund të përfitohet nga studimet në ESLG?


•    Studime në programe unike që nuk i ofron askush me mundësi punësimi të lartë në sektorë premtues sipas statistikave të Bankës Botërore. Raporti i punësimit të të diplomuarve e tregon këtë i cili është transparent dhe i publikuar online;
•    Studime moderne me metoda unike të mësimdhënies me fokus në studentin;
•    Diplomë kosovare dhe sllovene;
•    Staf akademik të përkushtuar me përvojë profesionale, akademike dhe me diversitet të theksuar gjinor, etnik dhe të moshës;
•    Bashkëpunim me universitetet si NTNU, Nova Univerza, Universiteti Primorskas dhe Graceland University;
•    Integritet i shkëlqyeshëm akademik dhe hulumtues;

12.    Çka kanë përfituar studentët e kaluar nga studimet në ESLG?


•    Diploma sllovene të pranuara kudo në botë;
•    Studentët e ESLG-së kanë fituar shumicën e bursave master dhe kanë qenë studentët më të shkëlqyeshëm sipas profesorëve të Ohio Northern University në bazë të skemës së bursave master të dhëna nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve;
•    Nga 40 bursa, 10 % përfitues të bursave të Young Cell Scheme kanë qenë student të ESLG-së në vitin 2019.
•    95 % të studentëve master janë punësuar dhe promoviuar ndërsa 90 % e studentëve bachelor janë punësuar ku rreth 30 % e studentëve kanë zhvilluar karrierën e tyre në pozita menaxheriale në sektorin e ndërtimeve dhe infrastrukturës;
•    60 % e bartësve të licencave si vlerësues të paluajtshmërive në Kosovë sipas Kryetarit të Bordit Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të Paluajtshmërive janë studentë ose të diplomuar nga ESLG;

13.    Të dhënat për praktikën?


Sipas anketës me kompanitë e industrisë studentët e programit të patundshmërive kanë qenë studentët me shkathtësitë më të mira ekipore, analitike dhe hulumtuese të cilat kanë rritur performansën e biznesit të kompanive ndërtimore dhe paluajtshmërive në të cilat kanë punuar.


14.    A organizon Kolegji ESLG gara?


Kolegji ESLG ka organizuar gara në shkathtësi debatuese të cilat i ka fituar ish student Andi Belegu tani Kryetar i Alumni Club të ESLG-së të ngjashme me ato të organizuara nga Harvard University.


15.    A ndahen studentët në specializime në këtë program?


JO


16.    A dështojnë studentët e ESLG-së në teste dhe a është faji i sudentëve apo profesorëve?


Profesorët e ESLG-së janë të përkushtuar që studentët të arrijnë kompetencat dhe shkathtësitë moderne brenda vlerësimit të vazhdueshëm duke i’u dhënë sa më shumë detyra të ndryshme studentëve. Nëse studentët ngecin në detyra atëherë ju caktohen tutorë shtesë ndihmës dhe gjithashtu mbahen seanca dëgjimore me studentët që ngecin dhe ata të mirë ku ata të mirë ofrojnë praktikat e tyre të mira të fitimit të shkathtësive duke u përpjekur që t’i transferojnë ato tek studentët me probleme.


17.    Çka kishit ndryshuar në programin e juaj?


Projekte ekipore në bashkëpunim me profesionistët e industrisë të cilat vlerësohen nga një panel i përbërë nga profesorët dhe përfaqësuesit eminent të industrisë, praktikë kjo e ngjashme e përdorur në universitetin partner NTNU.


18.    A informohen studentët për rregulloret dhe Kodin e Etikës?


Po Kolegji ESLG është Kolegji më transparent dhe të gjitha rregulloret, Kodin e Etikës, vlerësimet e profesorëve dhe procesverbalet e takimeve vendosen online. Gjithashtu politika e integritetit akademik, politika e parandalimit të plagjiaturës dhe politika e integritetit në hulumtim janë online dhe ju përsëriten studentëve që nga fillimi e deri në përfundim të studimeve. Në fillim mbahet një session orientues me studentë ku tregohen pikat kryesore rregullative të Rregullores për Studime, Kodit të Etikës etj.


19.    A ka hapësirë te mjaftueshme për të studiuar?


PO. Gjithashtu stafi tejet miqësor dhe ndjenja e afërsisë me stafit dhe profesorët të bën tëë ndjehesh pjesë e rëndësishme.


20.    A mbani aktivitete, mbrëmje muzikore?


PO. Alumni Club dhe Këshilli i Studentëve mbajnë mbrëmje muzikore 1 herë në vit dhe aktivitete tjera disa herë në vit sipas nevojës.


21.    Biblioteka a ka libra te mjaftueshme që ju duhet për të studiuar?


Të gjithë librat janë të fushave interdisiplinare dhe ka tekste të veçanta në gjuhën angleze dhe shqipe sin ë librarinë fizike gjithashtu edhe atë elektronike. Gjithashtu studentët e Kolegjit ESLG kanë edhe qasje në librarinë elektronike të Nova Univerza në bazë të Marrëveshjes për Asociim të Kolegjit ESLG në Nova Univerza.


22.    A marrin studentët pjesë në konferenca, seminare, trajnime, nëse po a kanë qenë vendore apo ndërkombëtare?


Po studentët kanë marrë pjesë së bashku me profesorët pjesë në Konferencat ndërkombëtare të organizura nga Kolegji ESLG në bashkëpunim me NTNU në kuadër të projektit SEEB në të kaluarën.


23.    Pse duhet zgjedhur Kolegjin ESLG për studime?


Sistemi modern i mësimit, mundësia e marrjes së diplomës së huaj, programe unike në sektorin më profitabil në Kosovë.


24.    Sa është vijueshmëria e studentëve në ligjërata?


80 %


25.    Cili është përpjestimi profesor-student?


1 profesor për 5 studentë e njëjtë sikur e universiteteve me renome botërore.


26.    A ka mundësi student të refuzojë notën e provimit?


Po kjo është e rregulluar me procedurën e ankesës në notë e cila është transparente dhe e qasshme në faqen e internetit të Kolegjit ESLG?


27.    A njoftohen studentët nga kolegji me rregulloret e temës së diplomës dhe sa bashkëpunojnë mentorët me ju rreth punimit të temës së diplomës, në çfarë mënyre jeni të njoftuar, në forma elektronike apo në forma të shkruara?


Po rregullorja e temës së diplomës është në faqe të internetit tek pjesa e studimeve dhe tema e diplomës. Gjithashtu procedura e hartimit të temës së diplomës është e spjeguar dhe e qasshme online. Gjithashtu Kolegji ESLG në semestrin e fundit mban ligjërata 15 javore për përgatitjen e temës së diplomës përpos lëndës së Shkrimit Akademik dhe Metodave Kërkimore e cila mbahet në vitin e parë. Në ligjëratat 15 javore spjegohen në tërësi format prej qëllimit të temës tek korniza teorike dhe rishikimi i literaturës e deri tek formulimi i pyetjeve hulumtuese, hipotezave, përzgjedhja e metodës hulumtuese, instrumentit hulumtues, mostrimit e deri tek përpunimi i të dhënave kuantitative me SPSS ose të dhënave kualitative me softverin QDA (Qualitative Data Analysis).


28.    Sipas rregullores së kolegjit sa kohë ju duhet me përgatit temën e diplomës?


Pas përfundimit të semestrit të parafundit, studentët kanë edhe një vit shtesë pa pagesë që të kryejnë temën e diplomës i cili quhet stazhi i absolventit. Nëse studentët nuk munden të kryejnë temën e diplomës brenda stazhit të absolventit, atëherë ata duhet të përsërisin edhe njëherë kreditë ECTS të temës së diplomës duke paguar edhe njëherë kreditë e temës së diplomës. Kjo formë është marrë nga Neë University në Slloveni dhe bëhet me qëllim që studentët të kryejnë temën e diplomës me kohë dhe forma më e mirë është përsëritja e lëndës së temës së diplomës për ata që nuk e kryejnë edhe pas skadimit të stazhit të absolventit.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Kolegji ESLG dhe IETL me marrëveshje bashkëpunimi

Kolegji ESLG dhe Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë nënshkruan...më shumë...

Komentimi profesional i studimit COVID-19 dhe paluajtshmërive

Kolegji ESLG shërbeu si komentues profesional i studimitmë shumë...

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU publikohet...më shumë...