Libraritë

Libraria e ESLG-së u ofron studentëve më shumë se një përmbledhje të librave. Përderisa ka një koleksion të shkëlqyeshëm të librave ajo është gjithashtu një vend për studentë që të bashkohen së bashku dhe të shfrytëzojnë Qendrën e Mësimit qoftë individualisht apo në grupe.

Qendrat e Mësimit dhe Burimore

Libraria e universitetit përmbush kërkesat e kohës. Qendrat e Mësimit dhe Burimore luajnë një rol të rëndësishëm në këtë. Në konsultim të ngushtë me profesorët ky mjedis studentor është veçanërisht i dizajnuar për të mbështetur sistemin arsimor të çmuar: Mësimi Praktik.

Në Qendrën e Mësimit dhe Burimore ju do të gjeni:

  • Dhoma për punë individuale dhe grupore me apo pa kompjuterë
  • Më shumë se 1000 libra dhe revista të shtypura 
  • Rrjet ëireless dhe laptopë
  • Koleksion të teksteve shkollore të mledhura nga tutorët (ato nuk jepen për shërbim në shtëpi por mund të përdoren si koleksion referues)


Libraritë eletronike

Libraria elektronike vë në dispozicion burimet elektronike të informatave për qëllime arsimore dhe të hulumtimit. Disa nga burimet cilësore përndryshe kërkojnë pagesë kështuqë ju nuk do të jeni në gjendje t’ju qaseni atyre nëpërmjet të Google. Libraria elektronike ofron një qasje të shpejtë jo vetëm në dokumentet dhe revistat elektronike por edhe në katalogjet e librave dhe revistat e shtypura. Libraria elektronike është e qasshme nga çfarëdo lokacioni 24 orë në ditë.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...