Shkëmbimi ndërkombëtar

Programi i shkëmbimit të studentëve

Kolegji ESLG është krenar për karakterin e tij ndërkombëtar nëpërmjet të cilit i ofron studentëve dhe studiuesve të tij mundësi për studime në institucionet në vijim:

 

  • Universitetin Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji;
  • Fakultetin Evropian për Drejtësi nga Nova Gorica;
  • Fakultetin për Studime Qeveritare dhe Evropiane nga Brdo;
  • Universitetin Graceland nga Iowa në Shtetet e Bashkuara;
  • Fakulteti i Menaxhmentit nga Universiteti i Primorskas; 

 Programi i Shkëmbimit të Studentëve përmirëson karakterin tonë ndërkombëtar duke promovuar dhe zhvilluar mundësitë për studime në rajon dhe jashtë vendit.

Programi i shkëmbimit të profesorëve

Profesorët tanë të dalluar nga Sllovenia përfshijnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, kryetarë të gjykatës supreme, ish ministra, dhe profesionistë tjerë ndërkombëtar të cilët në orët e mësimit sjellin përvojë të madhe me veti. ESLG ka themeluar Programin për Shkëmbim të Profesorëve për t’ju mundësuar ligjëruesve të rinjë dhe dinamik nga Kosova që të përfitojnë nga programi i shkëmbimit akademik me Fakultetin Evropian të Drejtësisë nga Nova Gorica dhe u ofron atyre mundësi të mësimdhënies në kuadër të institucionit amë në EVRO-PF. 

Fjalimi i rektorit

Të nderuar studentë, të nderuar kolegë!

Është kënaqësi e imja që t’ju prezentojë idenë e krijimit të një institucioni të ri akademik në Prishtinë, Kolegji ESLG. më shumë...

Welcome to

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU publikohet...më shumë...

Sukseset e Kolegjit ESLG në hulumtim vazhdojnë

Punimi më i ri i profesorit të Kolegjit ESLG pjesë e UBT-së Dr. Visar Hoxha me...më shumë...

Hapet thirrja për pranim të abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare “CIRRE 2020”

Kanë filluar përgatitjet për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare...më shumë...