M.Sc. Besnik Vrella

M.Sc. Besnik Vrella është ndërmarrës i dalluar në fushën e menaxhimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave me rreth 20 vjet përvojë në fushën e menaxhimit ekzekutiv në menaxhimin e ndërtesave. M.Sc. Besnik Vrella ka gjithashtu përvojë në mësimdhënie më shumë se 4 vjet. M.Sc. Besnik Vrella ka të kryer magjistraturën në fushën e menaxhimit të patundshmërive dhe gradën baçelor e ka kryer në Universitetin Amerikan në Kosovë.
M.Sc. Besnik Vrella është vlerësues i licencuar të paluajtshmërive dhe administrator i licencuar i ndërtesave në Kosovë.
Disa nga të arriturat e përzgjedhura të Besnik Vrellës janë paraqitur mëposhtë:
• Themelues dhe drejtor ekzekutiv i firmës udhëheqëse në Kosovë në fushën e mirëmbajtjes së ndërtesave Shtepiaku;
• Fitues i bursës meritore për kryerjen e një semestri pranë Universitetit Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji në kuadër të projektit SEEB Project/Programi HERD i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë;
• Pjesëmarrja në projektin hulumtues norvegjez OSCAR;
• Menaxhimi ekzekutiv në shërbimet e menaxhimit të ndërtesave për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë;
PUBLIKIMET
Gjonbalaj, A, Vrella, B., and Recica, V. (2018), Built environment in school buildings in Prishtina and its correlation with student achievements in PISA testing in 2016: Case study school buildings in Prishtina,
Botimet e Konferencës së Tretë Interdisciplinare mbi Paluajtshmëritë e mbajtur në Universitetin Hanze të Shkencave të Aplikuara, Qendra Hulumtuese për Mjedisin e Ndërtuar, 20-21 shtator 2018, fq. 160-177;
ANËTARËSIA
Anëtar përfaqësues në Odën Ekonomike Gjermane në Kosovë;
Orët e konsultimeve: Me termin