Zhvillimi i stafit

Zhvillimi i stafit është pjesë përbërëse e procesit të planifikimit strategjik të institucionit/departamentit/programit.

Duke qenë pjesë përbërëse e grupit UBT dhe anëtar i asociuar i New University Slloveni, përmirëson procesin e planifikimit strategjik të zhvillimit të stafit të Kolegjit ESLG.



Zhvillimi i stafit ndodh me ndihmën e madhe të dhënë nga New University Slloveni.



Në bazë të Marrëveshjes për Anëtarësimin e Asociuar të Kolegjit ESLG në New University, i gjithë stafi akademik mundet të habilitohet dhe të pranojë titujt akademik nga New University. Shembulli i përkthyer në anglisht i marrjes së titullit akademik mund të shkarkohet këtu.


Standardet kuantitative dhe kualitative për marrjen e titujve akademik është i rregulluar me Rregulloren e Titujve Akademik të New University, të cilat janë shumë më të avansuara se standardet e avansimit që janë të zbatueshme në secilin nga universitetet publike në Kosovë, si në aspektin e sasisë gjithashtu edhe të cilësisë së publikimeve.


Krahasimi i standardeve të cilësisë për avansim të stafit akademik në tituj më të lartë akademik ndërmjet ESLG-së dhe universiteteve publike në Kosovë është:



- 3 publikime në revista shkencore me recenzurë dhe faktor ndikimi kërkohet për titullin Profesor Asistent në Kolegjin ESLG/New University krahasuar me 1 publikim që kërkohet në universitetet publike në Kosovë;
- 7 publikime në revista shkencore me recenzurë dhe faktor ndikimi kërkohet për titullin Profesor i Asociuar në Kolegjin ESLG/New University krahasuar me 3 publikime që kërkohet në universitetet publike në Kosovë;
- 14 publikime në revista shkencore me recenzurë dhe faktor ndikimi kërkohet për titullin Profesor i Rregullt në Kolegjin ESLG/New University krahasuar me 5 publikime që kërkohet në universitetet publike në Kosovë;


Në bazë të Rregullores për Tituj Akademik, shkathtësive akademike të stafit u jepet peshë e rëndësishme i cili proces është i lidhur me anketat e kënaqësisë së studentëve. Zëri i studentëve në përcaktimin e pikëve për kandidatin për avansim në kuadër të aktivitetit pedagogjik.



Stafit akademik i jepet gjithashtu hapësirë që të zhvillojë planin e avansimit në kuadër të Kolegjit ESLG. Kjo ndodh nëpërmjet të Planit Individual Zhvillimor të secilit profesor, në të cilën profesori përcakton qëllimet për zhvillim të mëtutjeshëm në pedagogji, hulumtim dhe inovacion i cili plan hartohet pas Vetëvlerësimit individual të stafit.


Zhvillimi i përgjithshëm i stafit në nivel të programit ndodh në pajtim me Planin e Zhvillimit të Stafit në nivel të programit. Plani i Zhvillimit të Stafit të Programit Bachelor nganjëherë dallin nga Plani i Zhvillimit të Stafit të Programit Master.

 

Vlerësimi i performansës së stafit ndodh në pajtim me Politikën e Vlerësimit dhe Zhvillimit të Stafit të Kolegjit ESLG.

 

Stafit i cili nuk pranon vlerësim të favorshëm nga studentët si në Anketat kuantitative të Studentëve por edhe Seancat kualitative Dëgjimore me studentë i jepet mundësi që të zhvillohet nëpërmjet të Trajnimeve Pedagogjike dhe Tjera me theks të veçantë në shkathtësitë pedagogjike dhe digjitale. Raporti i trajnimeve të stafit akademik mundet të gjendet këtu.

 

Kolegji ESLG është tejet krenar të ketë bashkëpunuar me Ohio Northern University në organizimin e Trajnimit të Stafit Akademik mbi Metodat Sokratike të Mësimdhënies.

 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Kolegji ESLG dhe IETL me marrëveshje bashkëpunimi

Kolegji ESLG dhe Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë nënshkruan...më shumë...

Komentimi profesional i studimit COVID-19 dhe paluajtshmërive

Kolegji ESLG shërbeu si komentues profesional i studimitmë shumë...

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU publikohet...më shumë...