Pyetjet e shpeshta

1.    Si merren titujt e profesorëve?


Titujt akademik merren në bazë të Rregullores së Habilitimit të Nova Univerza bazuar në statusin e anëtarit të asociuar të Kolegjit ESLG. Rregullorja e Habilitimit parasheh kritere shumë më të rrepta si në aspektin kuantitativ gjithashtu edhe atë kualitativ sa i përket publikimeve dhe kritereve tjera se madje Universiteti i Prishtinës si universiteti më i vjetër në Kosovë.


Krahasimi i standardeve të cilësisë për avansim të stafit akademik në tituj më të lartë akademik ndërmjet ESLG-së dhe universiteteve publike në Kosovë është:


- 3 publikime në revista shkencore me recenzurë dhe faktor ndikimi kërkohet për titullin Profesor Asistent në Kolegjin ESLG/New University krahasuar me 1 publikim që kërkohet në universitetet publike në Kosovë;


- 7 publikime në revista shkencore me recenzurë dhe faktor ndikimi kërkohet për titullin Profesor i Asociuar në Kolegjin ESLG/New University krahasuar me 3 publikime që kërkohet në universitetet publike në Kosovë;


- 14 publikime në revista shkencore me recenzurë dhe faktor ndikimi kërkohet për titullin Profesor i Rregullt në Kolegjin ESLG/New University krahasuar me 5 publikime që kërkohet në universitetet publike në Kosovë;


Në bazë të Rregullores për Tituj Akademik, shkathtësive akademike të stafit u jepet peshë e rëndësishme i cili proces është i lidhur me anketat e kënaqësisë së studentëve. Zëri i studentëve në përcaktimin e pikëve për kandidatin për avansim në kuadër të aktivitetit pedagogjik.



Stafit akademik i jepet gjithashtu hapësirë që të zhvillojë planin e avansimit në kuadër të Kolegjit ESLG. Kjo ndodh nëpërmjet të Planit Individual Zhvillimor të secilit profesor, në të cilën profesori përcakton qëllimet për zhvillim të mëtutjeshëm në pedagogji, hulumtim dhe inovacion i cili plan hartohet pas Vetëvlerësimit individual të stafit.


Habilitimi dhe marrja e titujve bëhet nga Senati i New University dhe profesorët e habilituar të ESLG-së kanë të drejtë të japin mësim pa problem edhe në tërë Republikën e Sllovenisë dhe kudo në Evropë.


2.    Cila është politika e ESLG-së për zhvillimin e stafit?

-    Angazhimi i asistentëve mësimdhënës nga studentët më të mirë bachelor;
-    Angazhimi i stafit junior mësimdhënës nga të diplomuarit më të mirë të programit master;
-    Inkurajimi dhe sponzorizimi i stafit mësimdhënës të Kolegjit që të ndjekin studimet e doktoratës në Nova Univerza në programin e doktoratës në menaxhimin e patundshmërive;
-    Pasi ata të diplomojnë nga studimet e doktoratës, Kolegji ESLG inicon procedurën e habilitimit post-doktoratës;
-    Në bazë të planit të kompenzimit të burimeve njerëzore bëhet dallimnë kompenzim sipas titujve akademik me qëllim të sforcimit pozitiv të avansuarve në tituj më të lartë akademik;
-    Promovimi i profesorëve me tituj më të lartë akademik në pozita udhëheqëse brenda Kolegjit;
-    Avansimi i profesorëve të asociuar në profesorë të rregullt dhe promovimi i profesorëve asistentë në profesor tëë asociuar;
-    Ligjëruesit me doktoraturë avansohen në profesorë asistentë;
-    Profesorët e habilituar të ESLG-së mund të shërbejnë si mentorë të doktoratës për kanidatët për doktoraturë nga Kosova që studiojnë në Nova Univerza në fushën e menaxhimit të paluajtshmërive.

3.    Si zhvillon stafi pritjet e veta të zhvillimit të karrierës në kuadër të ESLG-së?


Habilitimi në bazë të Rregullores për Habilitim të Nova Univerza dhe marrja e titullit ndërkombëtar akademik me të cilën stafi mundet lirisht të jep mësim kudo në Evropë është një motivim për zhvillim të karrierës si për stafin lokal gjithashtu edhe atë ndërkombëtar.


Kryetarja e Komisionit për Habilitim dhe Shefja e Hulumtimit të Nova Univerza Prof.Dr. Alenka Temeljotov Salaj është profesoreshë e rregullt dhe shefe e departamentit të Menaxhimit të Objekteve në Norwegian University for Science and Technology.


4.    Cilat platforma përdoren në procesin e mësimdhënies?


Moodle, E-library dhe rishtazi edhe Coursera for Campus. Gjithashtu databazat shkencore JSTOR, Springer dhe EBSCO që mund të qasen nëpërmjet të UBT-së por edhe Nova Univerza shërbejnë si platforma të mësimdhënies së bazuar në hulumtim veçanërisht për mësimdhënie në programin master.


5.    A ka procedura për trajnimin e stafit për mësimdhënie?


Po stafi trajnohet në fusha të ndryshme që identifikohen me vetëvlerësimet e rezultateve të mësimnxënies së kryer nga ana e profesorëve dhe plani zhvillimor i stafit.


Stafi është trajnuar në mësimdhënien e bazuar në hulumtim, mësimdhënien e bazuar në arritjen e rezultateve të mësimnxënies dhe mësimdhënien sokratike.


Stafi junior gjithashtu trajnohet në SPSS për të inkorporuar hulumtimin në mësimdhënie.
 
6.    A ofron stafi i ESLG-së konsultime për studentët?


PO. Konsultimet nga stafi i rregullt kryhet në orare të caktuara gjatë javës ndërsa nga stafi part-time me termin. Të gjitha oraret e konsultimeve janë të paraqitura online në faqen e internetit tek nënfaqja e secilit profesor.

7.    Cila është strategjia e mësimdhënies?


Mësimdhënia e bazuar në hulumtim dhe mësimdhënia e bazuar në rezultate arsimore që për bazë kanë edhe krijimin e llogaridhënies shoqërore tek studentët dhe zhvillimi i personalitetit me integritet akademik dhe hulumtues tek studentët aktual dhe të diplomuarit.


8.    Sa është paga e një profesori në ESLG? A keni paga fikse apo variabile, varësisht nga kontrata?


Paga e profesorëve në ESLG është konkurruese dhe për profesorët me orat të plotë është fikse dhe ndryshon varësisht prej titullit akademik. Gjithashtu edhe për stafin part-time kompenzimi rregullohet me Rregulloren për Kompenzimin e Stafif Akademik.


9.    A duhet që të gjithë mësimdhënësit të jenë PhD për të ligjëruar në program?


Në programin master po, ndërsa në atë bachelor munden të jenë edhe ligjërues me grada master. Megjithatë edhe në bachelor pjesa më e madhe e kredive ECTS mbulohet nga stafi me doktoratë.


10.    A pranoni profesorë të pensionuar? Nëse po, sa zgjat kontrata e tyre?


Profesorët e pensionuar kanë statusin e profesorit Emeritus dhe i kontribuojnë diversitetit të moshës të cilën Kolegji ESLG e ndjek me përpikshmëri përpos diversitetit gjinor dhe etnik. Atyre u jepet nga një lëndë dhe në shumicën e rasteve shërbejnë si këshilltar të cilësisë, këshilltar të ligjëruesve junior në implementimin e planprogrameve mësimore, marrin pjesë në komisionet e Kolegjit dhe në komisionet e shqyrtimit të temave të diplomës.


11.    A është stafi me kohë të plotë apo kohë të pjesshme (full time/part time), si qëndrojnë statistikat në lidhje me këtë ndarje?


Disa nga të dhënat kryesore për stafin janë dhënë mëposhtë:

•    80 % e kredive ECTS në nivelin baçelor mbulohet nga stafi me marrëdhënie të rregullt të punës;
•    82 % e kredive ECTS në nivelin master mbulohet nga stafi me marrëdhënie të rregullt të punës;


12.    A lejohet stafi me kohë të plotë të punojë në universitete të tjera?


Lejohet vetëm në UBT dhe Nova Univerza.


13.    Cila është politika e ngarkesës së stafit?


Ngarkesa e stafit rregullohet me Politikën e Ngarkesës së Stafit. Në bazë të kësaj politike stafit senior i jepet më shumë ngarkesë në hulumtim përderisa stafit junior i jepet më shumë ngarkesë në mësimdhënie.
 
I gjithë stafi akademik me orar të plotë janë staf me kontrata të hapura me mundësi të shkëlqyeshme për t'u avansuar në tituj më të lartë akademik.

Stafi i cili është i angazhuar në aktivitete kuptimplote hulumtuese që rezulton me publikime me recenzurë ndërkombëtare nuk jep më shumë se nëntë orë ligjërata në javë për semestër, e cila është ngarkesë e njëjtë sikur e universiteteve me renome si Harvard University dhe MIT.

Stafi akademik i cili është i anhhazhuar në hulumtim, rishikim të kurrikulës dhe detyra tjera administrative jep mësim 6 orë ligjërata në javë.

Stafi tjetër junior nuk jep më shumë mësim se 12 orë ligjërata në javë.

14.    Si bëhet përzgjedhja e stafit akademik?


Procedurat për përzgjedhjen e trupit pedagogjik me orar të plotë dhe gjysmë orar janë si më poshtë:

•    Pasi Bordi të miratojë pozitën e fakultetit, dekanit apo drejtorin e Programit do të themelojë komisionin e përzgjedhjes të stafit;
•    Dekani apo drejtori i programit zgjedhë anëtarët e fakultetit me ekspertizë në fushën lëndore ose fusha të ngjashme të ndërlidhura;
•    Zyrtari i Burimeve Njerëzore do të shqyrtojë përbërjen e komisioneve për të parë nëse anëtarët e komisionit kanë përvojë në përzgjedhjen e stafit. Nëse jo, Zyrtari BNJ do të trajnojë anëtarët e komisionit para se të marrë përsipër rolin e tyre për herë të parë;
•    Komisioni për përzgjedhjen e stafit duhet përbëhet nga tre minimal dhe maksimale pesë anëtarë votues.
•    Zyrtari i Burimeve Njerëzore do të shërbejë si këshilltar i Komisionit për përzgjedhjen e stafit në lidhje me mundësi të barabarta.
 
Procedurat për angazhimin e trupit pedagogjik do të jenë si në vijim:

- Përgatitja e konkursit
- Shpallja e pozitës së punës
- Shqyrtimi paraprak i aplikacioneve

- Intervista;

- Përzgjedhja nga Komisioni Përzgjedhës;

- Shqyrtimi nga dekani dhe rektori

- Rekomandimi tek Bordi Menaxhues;

- Ligjërata testuese për stafin që habilitohet në Profesor Asistent;

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Kolegji ESLG dhe IETL me marrëveshje bashkëpunimi

Kolegji ESLG dhe Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë nënshkruan...më shumë...

Komentimi profesional i studimit COVID-19 dhe paluajtshmërive

Kolegji ESLG shërbeu si komentues profesional i studimitmë shumë...

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU publikohet...më shumë...