Prof.Dr. Edmond Hajrizi - Kryetar i Bordit Menaxhues
Prof. Dr. Edmond Hajrizi posedon më shumë se njëzet vjet përvojë në menaxhimin e institucioneve të arsimit të lartë, mësimdhënie, hulumtim dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare të hulumtimit dhe zhvillimit të kapaciteteve.
Prof. Dr. Edmond Hajrizi është themelues dhe rektor i Kolegjit UBT dhe që nga 01.10.2019 shërben edhe si Kryetar i Bordit Menaxhues të Kolegjit ESLG, si institucion i pavarur i arsimit të lartë si pjesë e grupit UBT. Përvoja e profesorit Hajrizi kryesisht fokusohet në ndërmarrësinë në fushën e arsimit të lartë, menaxhim, mësimdhënie, hulumtim, zhvillim, trajnim, konsulencë, çertifikim dhe publikim. Profesor Hajrizi ka doktoraturë nga Universiteti Teknologjik i Vjenës dhe post doktoraturë nga City University London.
Fushat e specializimit të Profesor Hajrizit janë në: dizajnin dhe menaxhimin e sistemeve komplekse, sistemet intelegjente, zhvillimin e qëndrueshëm, menaxhimin e cilësisë, menaxhimin e projekteve, lidership dhe menaxhim të biznesit, menaxhim të dijes, sisteme të informacionit, menaxhim të mekatronikës, ndërmarrësi dhe inovacion.
Të arriturat kryesore të profesor Hajrizit janë paraqitur si mëposhtë:
• Themelues, President dhe Drejtor: Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Instituti i Menaxhimit dhe Inxhinieringut të Ndërmarrjeve, Shoqatës Kosovare për Menaxhim të Cilësisë, Standarde, Certifikim dhe Konfirmim (Quality Kosova), Shoqatës Kosovare për Kontroll, Automatizim dhe Inxhiniering të Sistemeve, Shoqatës Kosovare për Menaxhim, Shoqatës Kosovare të Kontabilitetit, Auditimit dhe Financave, Parkut të Inovacionit të Kosovës, Ekipit të Robotëve Futbollistik të Kosovës (në vitin 2011 vendin e parë në Evropë).
• Mësimdhënia universitare: Universiteti Teknologjik i Vjenës, Danube University Krems, Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Varshavës dhe Universiteti i Tiranës.
• Aktivitetet kërkimore: Udhëheqës i Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim, Anëtar Hulumtues i Institutit për Sisteme Intelegjente, Hulumtues në Institutin për Ndërtim dhe Simulim të Modeleve, Hulumtues City University London.
• Aktivitetet zhvillimore: Zhvillimi i modeleve të biznesit, zhvillimi i produkteve dhe menaxhimi i projekteve për biznes, arsim, IT, prodhim dhe qeverisje. IEME, SIEMENS Austria, AUSTROTECH, etj.
• Aktivitetet trajnuese: Menaxhim i projekteve, menaxhim i cilësisë, menaxhim strategjik, menaxhim të sistemeve, ndërmarrësi dhe inovacion, robotikë dhe teknologji të avansuara, strategji të TI-së dhe shkathtësi të buta.
• Aktivitetet e konsulencës: për biznese (Menaxhim dhe teknologji), qeveri (Arsim, Industri dhe Zhvillim Ekonomik), Këshilltar i Bankës Botërore për Hulumtim dhe Inovacion, Këshilltar i BAS për Menaxhim të Cilësisë.
• Anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Statistikave, Grupi për Integrimin e Arsimit të Lartë të Kosovës në listën e shteteve anëtare të Bolonjës, Posta dhe Telekomi i Kosovës, Grupeve Punuese qeveritare për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, integrim evropian, standardizim dhe menaxhim të cilësisë.
• Aktivitetet e çertifikimit: Vlerësues i parë i Shoqatave Ndërkombëtare për Menaxhim të Projekteve, Vlerësues i Jashtëm i Menaxhimit të Cilësisë dhe Auditim sipas Standardeve Evropiane të Cilësisë.
• Publikim: redaktor i Revistës Ndërkombëtare për Biznes dhe Teknologji, UBT Publishing, UBT Lajmeve, Botimeve të Konferencave Ndërkombëtare, autor i shumë librave dhe autor i më shumë se dhjetëra publikimeve në revista dhe konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Anëtarësia: Kryesues dhe Anëtar i Ekipit i Komiteteve Teknike, Komiteteve Ndërkombëtare Shkencore dhe Komiteteve Organizuese për organizata të ndryshme profesionale dhe shkencore, dhe konferenca dhe simpoziume.
• Shpërblimet: Personaliteti i Vitit Kosovës, Shpërblimi i Ekselencës në Mësimdhënie - International Engineering Management, Shpërblimi i studentit më të mirë, Shpërblimi i Ekselencës për Lindership në Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Ambasador i Paqës.