Informatat për programin

Programi bachelor në menaxhimin e patundshmërive ju aftësojnë juve që të fitoni më shumë njohuri në menaxhimin dhe zhvillimin e projekteve të zhvillimit të patundshmërive dhe infrastrukturës. Ky program ju ofron juve një njohuri të hollësishme të menaxhimit të patundshmërive në nivel modern evropian, planifikim urban, arkitekturë moderne, vlerësim të patundshmërive dhe marketing të patundshmërive. Ky program gjithashtu ju ofron një këndvshtrim në lidhje me menaxhimin e partneriteteve publiko private dhe menaxhimin e projekteve infrastrukturore. Ky program ju ofron një bazë të shkëlqyeshme për të punuar si zhvillues i patundshmërive apo të punoni në agjenci të patundshmërive, zyra kadastrale komunale por edhe në menaxhimin e projekteve investive publiko private.

Programi fokusohet në fitimin e shkathtësive interdisciplinare siç janë kontratat e patundshmërive, shkathtësitë menaxhuese dhe kontabilitetin financiar në patundshmëri. Ne bazohemi në mësimin praktik ku ju punoni në raste të studimit dhe në grupe të vogla dhe trajnoheni të jepni prezentime gojore dhe jeni në gjendje të argumentoni një rast para Bordit të Drejtorëve të një kompanie të madhe zhvillimore të patundshmërive. Programi bachelor në menaxhimin e patundshmërive është program tre vjeçar i studimeve. Programi ka 180 kredi ECTS.

Fjalimi i rektorit

Të nderuar studentë, të nderuar kolegë!

Është kënaqësi e imja që t’ju prezentojë idenë e krijimit të një institucioni të ri akademik në Prishtinë, Kolegji ESLG. më shumë...

Welcome to

FJALIMI INSPIRUES I DEKANIT TË KOLEGJIT ESLG

Dekani i Kolegjit ESLG mbajti një fjalim inspirues për studentët e diplomuar...më shumë...

CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË KOLEGJIT ESLG

Në ceremoninë e diplomimit fjalimin hyrës e mbajti Ministrja e Integrimit Evropian...më shumë...

ANALIZË E EFIÇIENCËS SË ENERGJISË SË PALLATIT TË DREJTËSISË

Më 31.01.2018 studentët e Kolegjit ESLG vizituan Pallatin e Drejtësisë për...më shumë...