Informatat për programin
Programi është unik në Kosovë dhe rajon. Asnjë universitet ose kolegj në Kosovë dhe rajon nuk ofron një program të tillë.
Programi master në Menaxhimin e Patundshmërive dhe Infrastrukturës ju pajis me njohuri në fushën e investimit në patundshmëri, vlerësimin e patundshmërive dhe zhvillimin e patundshmërive. Lëndët kryesore përfshijnë lëndë nga fusha e financave të patundshmërive, vlerësimi i patundshmërive, zhvillimi i patundshmërive dhe ekonomia e patundshmërive.
Programi gjithashtu fokusohet në lëndët siç janë Ndërtesat e Energjisë, Arkitektura e Qëndrueshme, Menaxhimi i Energjisë, Menaxhimi i Qëndrueshëm i Objekteve dhe Materialet dhe Komponentet e Ndërtesave të Qëndrueshme Efiçiente të Energjisë.
Programi gjithashtu pajis studentët me njohuri në metodologjitë e menaxhimit të projekteve infrastrukturore.
Programi dedikohet për studentët që nuk vijnë nga profesioni mirëpo dëshirojnë që të arrijnë një rrugë të shkurtër dhe cilësore për tu kyçur në industrinë e menaxhimit të patundshmërive dhe infrastrukturës.
Programi MA në Menaxhimin e Patundshmërive dhe Infrastrukturës do të implementohet në partneritet me Fakultetin e Arkitekturës së Universitetit Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji si pjesë e projektit Ndërtesat e Qëndrueshme Efiçiente të Energjisë i financuar nga Programi HERD i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.
Programi i ka 120 kredi ECTS. Klasët janë të vogla me rreth 20 studentë dhe ofrojnë një cilësi të jashtëzakonshme të bashkëveprimit profesor-student dhe student-student.