Konkurs 02/2021

Njoftim për Konkurs 02/2021



KONKURS


Kolegji ESLG


Konkurs për Këshilltar në Zyrën e Karierrës dhe Udhëzimeve në Punësim për vitin akademik 2021-2022


Kolegji ESLG në Prishtinë, Kosovë, është duke kërkuar dy kandidatë të kualifikuar dhe të motivuar administrativ të cilët do të ofrojnë udhëzime të karierrës dhe punësimit për studentët.


KËSHILLTAR TË KARIERRËS DHE UDHËZIMEVE NË PUNËSIM

Kjo pozitë kërkon kualifikim universitar bachelor në ekonomi ose menaxhment. Kandidatët duhet të kenë së paku dy vjet përvojë pune në Zyret e Karierrës dhe Punësimit për institucionet e arsimit të lartë në Kosovë dhe jashtë vendit. Kandidatët duhet të kenë së paku 1 vit përvojë pune në burimet njerëzore në industrinë ndërtimore. Kandidatët femra dhe personat me aftësi të kufizuar inkurajohen të aplikojnë.

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim:

   1. CV gjithëpërfshirëse
   2. Dy referenca profesionale
   3. Kopja e skenuar e diplomës

Pyetje në lidhje me konkursin dhe të gjithë aplikantët duhet t'i dorëzojnë dokumentet e tyre me email në: [email protected].


Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen deri më 11 maj 2021.


Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...