Konkurs 01/2021

Njoftim për konkurs 01/2021



KONKURS


KOLEGJI ESLG


Konkurs për tutorë hulumtues për vitin akademik 2021-2022


Kolegji ESLG në Prishtinë, Kosovë është duke kërkuar pesë tutorë hulumtues të kualifikuar dhe të motivuar të cilët do të ofrojnë përkrahje hulumtuese studentëve gjatë kryerjes së detyrave hulumtuese dhe hartimit të temës së diplomës.


TUTORË HULUMTUES

Kjo pozitë kërkon kualifikim master në ekonomi, ekonometri, menaxhment ose shkenca shoqërore. Kandidatët duhet të kenë së paku 2 vjet përvojë në mësimdhënie dhe hulumtim në institucionet e arsimit të lartë, me specializim në metodat kërkimore dhe shkrim akademik dhe me përvojë të theksuar në hulumtimin kuantitativ dhe kualitativ. Kandidatët femra dhe personat me aftësi të kufizuar inkurajohen të aplikojnë.

Aplikantët duhet të ofrojnë dokumentet si në vijim:


    1. CV gjithëpërfshirëse
    2. Deklarata e filozofisë së mësimdhënies
    3. Dy referenca profesionale
    4. Kopja e skenuar e certifikatave të diplomës dhe vendimet për nostrifikim nga NARIC-u.



Kërkesat dhe të gjithë aplikantët duhet të dërgojnë dokumentet e tyre nëpërmjet email në: [email protected].



Të gjitha aplikimet pranohen deri më 11 qershor, 2021.


Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...