Konkurs 01/2019

NJOFTIMI I KONKURSIT 01/2019

SHPALLJE-VENDET E LIRA TË PUNËS


Kolegji ESLG


Shpallje për vende të lira të punës të trupit pedagogjik të Fakultetit me orar të plotë , 1 tetor, 2019


Kolegji (ESLG) në Prishtinë, Kosovë, kërkon mësimdhënës të kualifikuardhe motivuar mirë që të ligjërojë me orar të plotë në Kolegj në njënumër fushash për fillimin e vitit akademik 2019/20. Kolegji ESLG ështëpjesë e UBT dhe anëtar i asociuar i New University nga Sllovenia.

PROFESOR I HYRJES NË DREJTËSI DHE DREJTËS KOMERCIALE



Kjo pozitë kërkon që kandidati të ketë të kryer doktoraturën në fushën e drejtësisë, me fokus në ligjin dhe ekonominë. Nga kandidati i emëruardo të kërkohet që të ligjërojë në lëndët Hyrje në Drejtësi dhe E drejtakomerciale me orar të plotë, si dhe duhet të ketë përgjegjësi të tjeraadministrative dhe përgjegjësi hulumtuese. Kjo pozitë kërkon qëkandidati të ketë të paktën tre vjet përvojë pune në mësimdhënie në këtë lëndë. Preferohen kandidatët me doktoraturë ose me titull akademikProfesor Asistent. Inkurajohen që të aplikojnë kandidatët e gjinisëfemërore.



PROFESOR I MENAXHMENTIT



Kjo pozitë kërkon që kandidati të ketë të kryer doktoraturën dhespecializimin në menaxhment. Nga kandidati i emëruar do të kërkohet qëtë ligjërojë në lëndët universitare Menaxhment, si dhe duhet të ketëpërgjegjësi të tjera administrative dhe përgjegjësi hulumtuese. Kjopozitë kërkon që kandidati të ketë të paktën tre vjet përvojë nëmësimdhënie në këtë lëndë. Preferohen kandidatët me doktoraturë ose metitull akademik Profesor Asistent. Inkurajohen që të aplikojnëkandidatët e gjinisë femërore.



PROFESOR I REGJISTRIMIT TË PALUAJTSHMËRIVE


Kjo pozitë kërkon që kandidati të ketë të kryer doktoraturën nëMenaxhimin e tokave, Kadastrit, Regjistrimit të Patundshmërive oseGjeografisë. Nga kandidati i emëruar do të kërkohet që të ligjërojë nëlëndët universitare bachelor dhe master në Regjistrimin e Patundshmërive me orar të plotë, si dhe duhet të ketë përgjegjësi të tjeraadministrative dhe përgjegjësi hulumtuese. Kjo pozitë kërkon qëkandidati të ketë të paktën tre vjet përvojë në mësimdhënie në këtëlëndë. Preferohen kandidatët me doktoraturë ose me titull akademikProfesor Asistent. Inkurajohen që të aplikojnë kandidatët e gjinisëfemërore.



Aplikantët duhet të ofrojnë dokumentet si në vijim:


    1. CV gjithëpërfshirëse
    2. Deklarata e filozofisë së mësimdhënies
    3. Dy referenca profesionale
    4. Kopja e skenuar e certifikatave të diplomës dhe vendimet për nostrifikim nga NARIC-u.



Kërkesat dhe të gjithë aplikantët duhet të dërgojnë dokumentet e tyre nëpërmjet email në: [email protected].



Të gjitha aplikimet pranohen deri më 19 gusht 2020

 

 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...