Ligjëratat në lëndën master Regjistrimi i Paluajtshmërive
Gjatë muajit prill 2014 u mbajtën ligjëratat në Kolegjin ESLG me Prof.Dr.Bozena Lipej nga Sllovenia në lëndën Regjistrimi i Paluajtshmërive me studentët e programit master Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës. Temat e lëndës ishin: administrimi i tokave nga këndvështrimi i zhvillimit të qëndrueshëm, menaxhimi i të dhënave hapësinore dhe paluajtshmërive, kadastri i tokave, kadastri i ndërtesave, regjistri i paluajtshmërive, regjistri i tokave, vlerësimi masiv, tregu i paluajtshmërive, matjet kadastrale, parcelimi dhe procedurat tjera kadastrale dhe udhëzuesi ndërkombëtar për administrimin e tokave (Bankës Botërore, FIG-ut). Prof.Dr. Bozena Lipej është një ndër ekspertet më të shquara të rajonit në fushën e administrimit të tokave. Ajo ka qenë e përfshirë në reformimin e sistemeve të administrimit të tokave në vendet e rajonit. Për momentin është konsulente e Bankës Botërore në projektin e reformimit të sistemeve të administrimit të tokave në Shqipëri dhe në disa vende tjera të rajonit. Studentët e nivelit master pranë Kolegjit ESLG shumica e të cilëve janë gjeodetë me përvojë nga Kosova zhvilluan diskutime tejet të frytshme me profesoreshën Lipej në kuadër të lëndës.