Pas Masterit
Në bazë të statistikave të Bankës Botërore, sektori i patundshmërive dhe ai ndërtimor përbëjnë rreth 25 % të bruto produktit vendor të Kosovës.
Programi përgatit të diplomuarit për profesione të ndryshme që ndërlidhen me sektorët e patundshmërive, sektorin qeveritar të projekteve infrastrukturore dhe sektorin ndërtimor. Të diplomuarit në këtë program të studimit do të jenë në gjendje të punojnë.
Pas diplomimit studentët priten të punojnë në organizatat si në vijim:
    Kompani konsulente ndërtimore, banka dhe kompani të sigurimeve 
    Kompani të menaxhimit të patundshmërive, kompani të zhvillimit të poatundshmërive dhe kompani të vlerësimit të patundshmërive 
    Organizata të zhvillimit të projekteve infrastrukturore 
    Agjencinë kadastrale dhe zyret komunale kadastrale dhe organet tjera të ngjashme 
    Kompanitë arkitektonike, firmat konsulente teknike të inxhinieringut, firmat ndërtimore dhe organizatat tjera publike.
    Firmat e auditimit të energjisë në Kosovë dhe rajon;
Programi gjithashtu përgatit studentët për studimet e doktoratës. 
 
		
