Studimet baçelor

Viti akademik fillon më 1 tetor dhe përfundon më 30 qershor. Organizimi i studimeve mundet të modifikohet ose ndryshohet pas miratimit të Këshillit Akademik. 

 

Kohëzgjatja e vitit akademik është 40 javë dhe është e ndarë në dy semestra me 15 javë.

 

Viti akademik gjithashtu parasheh dy afate të provimeve një në janar dhe një në qershor dhe pushimin e Vitit të Ri. Afati i rregullt i shtatorit gjithashtu parashikohet me rregullore.

ECTS-janë njësi matëse për të përshkruar ngarkesën e studentit për të përfunduar një lëndë. Ngarkesa totale e studentit përcaktohet me ligjërata, ushtrime, punë praktike, seminare, studim të pavarur - në librari ose në shtëpi - dhe provimet apo vlerësimet dhe aktivitetet tjera vlerësuese. Një kredi ECTS është ekuivalente me minimum 25 orë të ngarkesës së studentit. Një semestër i ka 30 ECTS kredi.

 

Mësimdhënia realizohet nëpërmjet ligjëratave, ushtrimeve, rasteve të studimit, konsultimeve, simulimeve, mentorimit, aktivitetit interdisiplinar, vizitës në terren, prezentimet e folësve vizitor, provimet, tema e diplomës dhe mbrojtja e temës së diplomës.

 

Një metodë unike e mësimdhënies është Aktiviteti Interdisiplinar - Aktivitetet interdisiplinare janë punë ekipore të realizuara në fushat interdisiplinare të programit ku një rast më i gjerë interdisiplinar u jepet studentëve për ta zgjedhur në grupe. Për shembull një rast i studimit mundet të përfshijë aspektet juridike, financiare, vlerësimit, menaxhimit të ndërtesave, infrastrukturore, burimeve njerëzore dhe marketingut, andaj të gjitha aspektet interdisiplinare preken nga një projekt grupor me profesorë të ndryshëm.

 

Në nivelin baçelor, hulumtimi konceptual përdoret gjatë dy viteve të para ndërsa në vitin e tretë hulumtimi empirik gjithashtu është pjesë e procesit studimor.

 

 

 

 

 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...