Studimet master


Viti akademik fillon më 1 tetor dhe përfundon më 30 qershor. 

 

Kohëzgjatja e vitit akademik është 40 javë dhe ndahet në dy semestra me nga 15 javë me tri afate të provimeve të organizuara në Janar, Qershor dhe Shtator.

 

Një kredi ECTS është e barabartë me 25 orë ngarkesë të studentit. Një semestër ka 30 kredi ECTS.

 

Mësimdhënia realizohet nëpërmjet të metodave si në vijim: 

- ligjëratat;

- ushtrimet;

- ushtrimet simuluese;

- hulumtimi;

- simulimet reale;

- teknologjia duke përdorur softverët si ECOTECT, Athena Impact Estimator dhe Risk Solver

- Aktiviteti interdisiplinar.

 

Një metodë unike e mësimdhënies është Akiviteti interdisiplinar - IAktivitetet interdisiplinare janë punë ekipore të realizuara në fushat interdisiplinare të programit ku një rast më i gjerë interdisiplinar u jepet studentëve për ta zgjedhur në grupe. Për shembull një rast i studimit mundet të përfshijë aspektet juridike, financiare, vlerësimit, menaxhimit të ndërtesave, menaxhimit të energjisë, andaj të gjitha aspektet interdisiplinare preken nga një projekt grupor me profesorë të ndryshëm.

 

 

Mësimdhënia e bazuar në hulumtim është një komponentë e fuqishme e programeve master në Kolegjin ESLG. Si pjesë e mësimdhënies së bazuar në hulumtim, studentët përfshihen në projektet hulumtuese të Kolegjit, programit dhe profesorëve siç parashikohet me Planin e Hulumtimit të Kolegjit.

 

Gjatë studimeve, Kolegji ESLG ofron përkrahje për studentët me arritje joadekuate ose studentët që ngecin në procesin e mësimnxënies. 

 

Përkrahja e cila i ofrohet studentëve me arritje joadekuate ose studentëve që ngecin është paraqitur mëposhtë:

 

- Tutorimi Mëso si të Mësosh, ku asistentët e lëndës krijojnë ekipe të përziera ku përfshihen studentët me arritje të shkëlqyeshme (të cilët paraqiten vullnetarisht), të cilët kryejnë aktivitete të fokusuar në vlerësim dhe shkathtësitë e studimit;

 

- Programi i vlerësimit kolegial, ku studentët me arritje optimale udhëzojnë studentët me arritje nën-optimale në rritjen e motivimit dhe interesit për lëndën përkatëse;

 

- Programi i ligjërimit shtesë me qëllim të kompletimit të kërkesave të lëndës e cila nuk është një ri-ligjërim i lëndës;

 

Pas rishikimit të arritjes së studentëve në Semestrin Veror  2020-2021, bazuar në vendimin e Senatit të Kolegjit ESLG, Zyra e Cilësisë ka miratuar Programin e Tutorimit Mëso si të Mësosh, Programin e Vlerësimit Kolegial dhe Programin e Ligjërimit Shtesë;

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...