Mekanizmat përkrahës për ndërkombëtarizim
Në ESLG janë krijuar mekanizmat e mëposhtëm që mbështesin bashkëpunimin me institucionet, rrjetet dhe organizatat ndërkombëtare të arsimit:
• Përkushtimi i burimeve për të mbështetur stafin akademik për të inicuar bashkëpunimin me institucionet, rrjetet dhe organizatat ndërkombëtare të arsimit të lartë;
• Sigurimi i stimujve për stafin akademik për të inicuar dhe përfunduar bashkëpunimin me institucionet, rrjetet dhe organizatat ndërkombëtare të arsimit të lartë;
• Fillimi dhe lidhja e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare të arsimit të lartë konsiderohet si aktiv në arenën ndërkombëtare, gjë që është një kërkesë cilësore sipas Rregullores për Standardet e Zgjedhjes në Tituj të Lartë Akademikë të Kolegjit ESLG për zgjedhjen në titullin Profesor Asistent. ;
• Mundësi ekskluziviteti për stafin akademik që fiton grante kërkimore në emër të Kolegjit ESLG me institucione, rrjete dhe organizata serioze ndërkombëtare të arsimit të lartë;
Stafit akademik i ofrohet mbështetje logjistike, njerëzore dhe financiare për zhvillimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar si:
• Mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit;
• Pagesa e shpenzimeve të mëditjes për personelin;
• Pagesa e shpenzimeve të akomodimit;
• Formimi i modelit të marrëveshjes së bashkëpunimit;
• Trajnim për aplikimin për grante kërkimore ndërkombëtare;
• Trajnim në shkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit;