Konkurs për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2019/2020

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG, Nr. 76/2019, të datës 25/07/2019, Kolegji ESLG shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2019-2020 në këto programe akademike në dy nivelet bachelor dhe master:

1. Programi Juridik Bachelor (LLB) me diplomë sllovene nga New University nga Ljubljana;
2. Programi Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës Master (MA);

Të drejtën e pranimit në programet bachelor e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar shkollën e mesme dhe kanë të përfunduar maturën shtetërore dhe kanë notë më të lartë mesatare se 3.75 nga shkollimi i mesëm.

Të drejtën e pranimit në programin master e kanë të gjithë ata që kanë kryer me sukses studimet themelore baçelor apo të cilët kanë kryer studimet themelore me sistem 4 apo 5 vjeçar dhe kanë notë më të lartë mesatare se 7.5 nga studimet themelore.


Nëse kandidati posedon përvojë të punës prej më shumë se 3 vjet në fushën e kompetencave të programit, atëherë kriteri i notës mesatare do të revokohet.

Prapa

Fjalimi i rektorit

Të nderuar studentë, të nderuar kolegë!

Është kënaqësi e imja që t’ju prezentojë idenë e krijimit të një institucioni të ri akademik në Prishtinë, Kolegji ESLG. më shumë...

Welcome to

Ish-studenti Albion Sutaj, histori suksesi për Kolegjin ESLG

Ne e matim cilësinë me suksesin e ish-studentëve dhe studentëve tanë...më shumë...

Sukseset e Kolegjit ESLG si pjesë e UBT-së në fushën e hulumtimit nuk kanë të ndalur!

Hulumtimi i radhës i profesorit të Kolegjit ESLG Dr. Visar Hoxha me...më shumë...

Ish-studenti i ESLG-së, Sazan Isufi përfundon programin e dytë master në Hamburg University

Suksesi i studentëve dhe ish-studentëve tanë është treguesi më i...më shumë...