Kolegji ESLG i përfaqësuar në Kongresin Botëror të Ndërtesave
Prej 31 maj deri më 3 qershor 2016 Kolegji ESLG ishte i përfaqësuar në Kongresin Botëror të Ndërtesave 2016 në Tampere në Finlandë. Profesorët e Kolegjit ESLG Dr. Elvida Pallaska dhe Dr. Visar Hoxha prezentuan punimet e tyre shkencore në prani të kolegëve të tyre me renome botërore nga universitetet me renome si University of California Berkley, Texas A&M University, Norwegian University for Science and Technology, Hong Kong University, Singapore Technical University, University of Reading nga Mbretëria e Bashkuar, Delft University nga Holanda dhe shumë universitete me renome botërore në fushën e ndërtimtarisë dhe arkitekturës.