Ligjëratat e Presidentit të Kolegjit ESLG në Graceland University - Janar 2014
Presidenti i Kolegjit ESLG Visar Hoxha mbajti ligjërata në Universitetin Graceland në Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Fakultetit të Biznesit pranë këtij universiteti në lëndët Kontabiliteti Menaxherial, Etika e Biznesit dhe Zhvillimi Ekonomik dhe Ekonomitë në Tranzicion.
Mësimdhënia e Prof. Visar Hoxhës në Graceland University është zhvilluar në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të cilin Kolegji ESLG e ka nënshkruar me Graceland University për shkëmbim të stafit dhe transfer të studentëve.
Gjithashtu është arritur marrëveshja që disa lëndë të Universitetit Graceland të mbahen në Kolegjin ESLG që nënkupton që studentët amerikan së bashku me ata kosovar të ndjekin disa lëndë në Kosovë pranë Kolegjit ESLG me profesorë të përzier amerikano-kosovar.
Sipas U.S News and World Report Graceland University është shpallur universiteti më i mirë në Amerikën e Mesme Perendimore. Në bazë të kësaj Marrëveshje studentët e Kolegjit ESLG do të kenë mundësi të përfundojnë vitin e tretë dhe të katërt në Graceland University dhe të pajisen me diplomë amerikane. Studimi në Graceland University paraqet një mundësi të shkëlqyeshme studimi për studentët kosovar.