Besa Zogaj Gashi

Besa Zogaj Gashi është anëtare e Këshillit Industrial të Kolegjit ESLG. Besa Zogaj Gashi është Drejtore Ekzekutive e IETL, përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e planeve, udhëheqjen e projekteve, krijimin e strategjive afatgjata, menaxhimin e rrjeteve dhe përfaqësimin e interesave të institutit në forume publike në realizim të misionit  të  IETL.

Zonja, Zogaj Gashi më parë shërbeu si Zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ku ajo menaxhoi dhe koordinoi disa projekte në MZHE në sektorin e Energjisë së Ripërtritshme, Efiçiencë të Energjisë , Minierave, Ndërmarrjeve Publike dhe Teknologjisë Informative dhe Komunikimeve. Në periudhën kur ishte në pozitën e zëvendësministre së bashku me Bankën Botërore ka iniciuar dhe zhvilluar projektin WoW (Gratë në Punë Online), i cili u implementua në 9 komuna, ku përfituan rreth 400 gra të reja. Qëllimi kryesor i iniciativës ishte forcimi i rolit ekonomik të grave, ulja e papunësisë duke u përqendruar në rritjen e mundësive të grave për të punuar nga distanca në internet në profile të ndryshme si: zhvillimin e web, dizajn grafik, marketing digjital, hulumtime dhe futjen të të dhënave.

Para kësaj, znj Zogaj Gashi shërbeu si Këshilltare e Tatimit në Pronë, në Projektin për Përmirësimin e Vazhdueshëm të Sistemit të Tatimit në Pronë në Kosovë, “ProTax2”, projekt i zbatuar nga Agjencia e Taksave Suedeze dhe Ministria e Financave e Republikës së Kosovës

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...