Rreshtimi i konstruktiv i rezultateve të mësimnxënies me aktivitetin e mësimnxënies dhe vlerësimin
Kolegji ESLG në mënyrë efektive kryen rreshtimin konstruktiv të rezultateve të mësimnxënies me aktivitetet mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe metodat e vlerësimit.
Rreshtimi konstruktiv është i rregulluar me Udhëzuesin për Rreshtim Konstruktiv të Rezutateve të Mësimnxënies me Aktivitetet e Mësimnxënies dhe Vlerësimin e Studentëve të Kolegjit ESLG.
Ky udhëzues ka për qëllim të spjegojë rreshtimin konstruktiv. Rreshtimi konstruktiv i referohet qasjes së dizajnit mësimdhënës që integron rezultatet e mësimnxënies të lëndës (RML) me b) Aktivitetet e Mësimdhënies dhe Mësimnxënies (AMM), dhe (c) Metodat e Vlerësimit (Ass.). Siç është treguar në figurën e mëposhtme rreshtimi konstruktiv kërkon një koherencë optimale ndërmjet këtyre tre elementeve në kuadër të lëndës dhe planprogramit të lëndës. Mëtutje, rreshtimi konstruktiv siguron cilësinë e programit studimor.
Figura 1: Rreshtimi konstruktiv
“[Rreshtimi konstruktiv] i bën mjaft eksplicite standardet e nevojshme për arritjen dhe ruajtjen e rezultateve të mësimnxënies” (Biggs & Tang,
2015, f. 14).