Pyetjet e shpeshta

1.    Cili është roli i Bordit Industrial?


Këshilli Industrial i Kolegjit ESLG ka dy qëllime të gjera:

- Të këshillojë Kolegjin në dizajnimin e kurrikulës dhe për të përmirësuar punësueshmërinë e të diplomuarve;


- Të rris përfshirjen e jashtme në hulumtim;


2.    Cilat janë benefitet e ndërsjella për sektorin privat dhe ESLG-në të pasurit e një Bordi Industrial të fuqishëm?


Benefitet e ESLG-së janë:


-    Përmirësimi i shkallës së punësimit dhe shkathtësive të nivelit të lartë të nevojshme për industrinë;
-    Studentët dhe stafi e kuptojnë se çka industria kërkon nga të diplomuarit e ESLG-së në aspektin e mentalitetit, profesionalizmit dhe motivimit të të diplomuarve;
-    Asistencë në vendosjen praktike të studentëve para dhe pas diplomimit;
-    Vizita në vendpunishte të projekteve ndërtimore dhe infrastrukturore;
-    Përfitim nga folësit vizitor;
-    Komercializimi i rezultateve hulumtuese të Kolegjit;
-    Ofrimi i ndihmës për drejtimin e ardhshëm të programit, shkollës dhe kolegjit;

Benefitet e sektorit privat ndërtimor:


•    Të diplomuar me shkathtësi interdisciplinare dhe intelegjencë emocionale të cilët dijnë se si të përballen me sfidat e shekullit 21 me shpirt ndërmarrës por edhe me përgjegjshmëri sociale me theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit dhe konzervimin e resurseve natyrore;
•    Hulumtime të detajuara për nevojat e sektorit privat dhe jo hulumtime ad-hoc;

3.    Çfarë pritni nga të diplomuarit?


Të kenë profesionalizëm dhe shkathtësi në zgjidhjen e problemeve, intelegjencë emocionale dhe shkathtësi ekipore.
Aftësia hulumtuese e studentëve të Kolegjit ESLG i bën ata të jenë në krye të përparësisë konkurruese nga të diplomuarit tjerë në zgjidhjen e problemeve reale me të cilat përballet industria dhe kompanitë private.


Integriteti i lartë akademik i studentëve të Kolegjit ESLG i bën ata të denjë për të qenë shtytës të ndryshimeve në sektorin ndërtimor në aspektin e etikës së të bërit biznes, mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së energjisë etj.


Për shkak se fryma e mësimdhënies në ESLG nuk është informuese por inspiruese ku në studentët kultivohen vlerat e ndryshimit të industrisë në të mirë të mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtesave të shëndetshme (veçanërisht tani në kohën pas pandemisë), ne presim që studentët e ESLG-së do të shërbejnë si inspirues dhe ndryshues të proceseve të zhvilluesve të paluajtshmërive dhe ndërtimtarëve duke kultivuar në ta frymën e përgjegjshmërisë sociale.


4.    Çfarë aftësi kërkoni që t’i plotësojë një student, në mënyrë që të jetë i punësuar tek ju?

•    Shkathtësi të zgjidhjes së problemeve;
•    Shkathtësi të gjetjes së informative në zgjidhjen e problemeve;
•    Shkathtësi të punës në ekip duke qenë shtytës dhe inspirues të grupit dhe organizatës;
•    Intelegjencë emocionale;
•    Etikë të lartë dhe integritet të lartë;

5.    Pse studentët e ESLG-së kanë përparësi konkurruese?


Për shkak të shkathtësive dhe kompetencave unike dhe interdisciplinare. Interdisciplinariteti i bën unik. Vetëm në vitin 2019, nga 40 bursa të dhëna në kuadër të programit Young Cell Scheme 10 % kanë qenë nga studentët e ESLG-së (Bora Duli, Mrika Sefaj, etj) duke pasur parasysh se numri i studentëve i gjithëmbarshëm në ESLG është qindra herë më i vogël se në Universitetin e Prishtinës i cili i ka 50,000 studentë. Andaj 10 % si përfitues të bursave nga një institucion i vogël e bën këtë Kolegj dhe programet e tij një margaritar të çmueshëm.


6.    Cili është roli juaj në krijimin e programit?


Anëtarët e Bordit Industrial Gent Sejdiu dhe Bajram Hoxha kanë qenë të kyçur në Ekipin e Rishikimit të Kurriukulës së Programit dhe Hartimit të Programeve të Menaxhimit të Patundshmërive dhe kanë aprovuar planprogramin final të propozuar.


7. Pse keni vendosur të përpiloni këtë program?


Sepse është programi më unik në rajon dhe nuk ka të tillë duke pasur parasysh se sektori i ndërtimeve ka nevoje për menaxherë që janë shtytës të ndryshimeve të industrisë me fokus në urbanizimin e qëndrueshëm.

 

Gjithashtu sipas Bankës Botërore 25 % e GDP gjenerohet nga sektori ndërtimor. Të pasurit e një programi të tillë e cila gjeneron menaxherë etik, profesional dhe të përgjegjshëm në aspektin social dhe mjedisor vetëm se sa do ti ndihmojë jo vetëm Kosovës por edhe tërë rajonin por edhe do të afrojë Kosovën më afër standardeve evropiane sa i përket mjedisit të ndërtuar.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...