Gent Sejdiu
Gent Sejdiu shërben si kryesues i Këshillit Industrial të Kolegjit ESLG. Z Sejdiu është drejtor dhe themelues i Kosovo Realty Group, e cila është një kompani udhëheqëse në Republikën e Kosovës në fushën e vlerësimit të pronës dhe biznesit, hulumtimit të tregut të paluajtshmërive, ekonomisë, financave, sigurimeve dhe çështjeve juridike.
Ai ka një përvojë të gjerë në fushën e zhvillimit të biznesit dhe menaxhimit. Nga viti (2008-2015) Genti ka punuar për Raiffeisen Bank Kosovë SH.A dhe Raiffeisen Leasing Kosovë SH.P.K si Menaxher Rajonal i shitjeve të hipotekave dhe si Menaxher i Shitjeve të Lizingut Financiar të Paluajtshmërive.
Që nga viti 2017 Genti shërben si Sekretar i Bordit të Shoqatës së Vlerësuesve të Kosovës - SHVK dhe është anëtar i Grupit Evropian të Shoqatave të Vlerësuesve TEGOVA.