Praktika obligative

Për të përfunduar praktikën obligative studenti duhet të kryejë 180 orë të praktikës në një nga kompanitë e sektorit e cila bjen në kuadër të fushëveprimit të programit dhe 120 orë studimi të pavarur si pjesë e këtij obligimi akademik.

 

Studenti duhet të dorëzojë dokumentet si në vijim të praktikës: 

 

- Formularin e regjistrimit të praktikës profesionale;

- Marrëveshjen për trajnimin e praktikës,  i cili duhet të nënshkruhet nga Rektori i Kolegjit ESLG, Drejtori i kompanisë ose organizatës ku kryhet kjo praktikë, studenti dhe në fund aprovohet nga mentori i praktikës në ESLG;

- Vërtetimi i praktikës i lëshuar nga kompania; 

- Raporti i praktikës prej 5 faqeve i përfunduar nga studenti dhe i nënshkruar nga mentori në kompani dhe i aprovuar nga mentori në ESLG;

- Rendi i ditës së punës së kryer gjatë praktikës;

 

Pas kryerjes së praktikës, nota e regjistruar është Kaloj/Dështoj.

 

Marrëveshjet e bashkëpunimit për kryerjen e praktikës janë lidhur me shumë kompani nga sektori ndërtimor, energjisë, infrastrukturës dhe gjeodezisë. 

 

Studentët dhe profesorët e ESLG-së mund të përfitojnë edhe nga marrëveshjet e bashkëpunimit nga partnerët si në vijim të industrisë:

 

- Kosovo Realty Group;

- Hoxha Invest Group;

- Institute for Free Trade Economy

- ALFA-I;

- ANEM Real Estate;

- ELEN;

- Montis;

- Intercapital;

- Metropoli;

- North West Real Estate;

- MDM Real Estate;

- NNP Liridoni

- Leeloo;

- American Chamber of Commerce

- Association of Real Estate Appraisers

- Association of Land Surveyors

- Jungle; 

 

 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...