Rishikimet e cilësisë së programit
Një sërë rishikimesh kuantitative dhe kualitative të cilësisë kryhen për programin e studimit gjatë implementimit të programit.
Rishikimet e cilësisë të programit realizohen si në vijim:
• Rishikimi vjetor i cilësisë së programit i realizuar kundrejt treguesve të performansës (treguesit e përgjithshëm, rezultateve dhe procesit). Në këtë drejtim, rishikimet vjetore të cilësisë kryhen nga Zyra e Menaxhimit të Cilësisë dhe miratohen nga Komisioni për Cilësi i Kolegjit ESLG, në të cilin studentët e ESLG-së janë të përfaqësuar në mënyrë të fuqishme:
o Rishikimi vjetor i cilësisë 2014-2015;
o Rishikimi vjetor i cilësisë 2015-2016;
o Rishikimi vjetor i cilësisë 2016-2017;
o Rishikimi vjetor i cilësisë 2017-2018;
Rrjedhimisht, si rezultat i këtyre rishikimeve vjetore të cilësisë, Rishikimi Katër Vjeçar i Cilësisë së Programit 2014-2018 është realizuar, e cila fokusohet në aspektet si në vijim:
- Profili dhe struktura e studimit;
- Metodat e mësimdhënies dhe vlerësimit;
- Implementimi praktik;
- Numri i aplikantëve kundrejt vendeve të ofruara;
- Përfundimi i programit;
- Shpërndarja e notave;
- Disponibiliteti i burimeve;
- Disponibiliteti i literaturës;
Përfundimisht, Drejtori i programit/Shefi i Departamentit nxjerr përfundime dhe rekomandime bazuar në analizën kuantitative, të cilat miratohen përfundimisht nga Komisioni i Cilësisë i Kolegjit ESLG, në të cilën studentët janë të përfaqësuar gjithashtu.
Një proces i rëndësishëm i sigurimit të cilësisë, Kolegji ESLG në nivel të programit realizon Vetëvlerësimin për Arritjen e Rezultateve të Mësimnxënies i cili kryhet nga secili bartës i lëndës individualisht, ku secili profesor vlerëson në mënyrë kritike masën deri në të cilën rezultatet e mësimnxënies së lëndës janë arritur së bashku me rezultatet e mësimnxënies së programit dhe në secilin vetëvlerësim, ata ofrojnë rekomandime se si mund të përmirësohet arritja e rezultateve të mësimnxënies nëse kjo arritje është nën standardin e vendosur.
Kolegji ESLG pranon dhe njeh përpjekjet e profesorëve të cilët janë më vetëkritik.
Rrjedhimisht, Kolegji ESLG realizon si në vijim: Rishikimin e Cilësisë bazuar në Arritjen e Rezultateve të Mësimnxënies në të cilën Shefi i Departamentit nxjerr përfundime se cilat rezultate të mësimnxënies së programit nuk janë realizuar sipas standardit të parashikuar dhe ofron rekomandime për adresimin e mangësive dhe sfidave të identifikuara, të cilat mëpastaj i dërgohen secilit profesor në mënyrë individuale, i cili i përdor ato mëpastaj për hartimin e planeve individuale zhvillimore për lëndën përkatëse. Rishikimi gjithashtu shfrytëzohet për hartimin e planit të përmirësimit të cilësisë për arritjen e rezultateve të mësimnxënies.
Mëtutje, proceset e sigurimit të cilësisë në nivel të programit gjithashtu marrin parasysh zërin e të gjitha palëve të interesuara si studentët ekzistues, të diplomuarit, stafi akademik dhe industria. Me të cilin nga këto palë të interesuara rishikimet e cilësisë realizohen bazuar në sondazhet rezultatet e të cilave publikohen online. Anketat e vlerësimit të programit për studentët dhe stafin janë obligative dhe plotësohen në Sistemin Elektronik të notave menjëherë pas kyçjes, ndërsa anketat me alumni dhe industrinë realizohen në formë të ndarë. Anketat përmbajnë pyetjet e shkallës Likert nga 1 deri 5 dhe pyetjet kualitative, në të cilën përgjigjet kualitative kërkohen.
Bazuar në këto anketa, vlerësimet e programit si në vijim kryhen:
- Rishikimi i cilësisë së programit baçelor bazuar në vlerësimin e programit nga studentët;
- Rishikimi i cilësisë së programit baçelor bazuar në vlerësimin e programit nga stafi;
- Rishikimi i cilësisë së programit baçelor bazuar në vlerësimin e programit nga alumni;
- Rishikimi i cilësisë së programit baçelor bazuar në vlerësimin e programit nga industria , e cila aprovohet dhe nënshkruhet nga përfaqësuesit e Këshillit Industrial të Kolegjit ESLG;
Përfundimisht, Kolegji ESLG kryen Vetëvlerësimin e programit çdo tre vjet. Vetëvlerësimi i fundit është kryer në vitin 2019 kundrejt standardeve të Agjencisë Kosovare të Akreditimit Raporti i Vetëvlerësimit të Programit 2019 dhe Raporti i Vetëvlerësimit 2019 bazuar në standardet e brendshme të Manualit të Sigurimit të Cilësisë së ESLG.
Raportet tjera të vetëvlerësimit janë:
-Raporti i vetëvlerësimit 2017;
- Raporti i vetëvlerësimit 2013;
- Raporti i vetëvlerësimit 2011;
- Raporti i vetëvlerësimit 2010;