Kushtet për pranim në programet master
Kriteret për pranim në vitin e parë të studimeve në programin Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (MA) me gjuhën e studimeve në gjuhën angleze janë paraqitur mëposhtë:
• Studimet themelore të përfunduara në nivelin baçelor ose ekuivalent me baçelor;
• Provimet e përfunduara të nivelit baçelor me notë mesatare së paku 7.5;
• Testi insitucional GRE i përfunduar me 450 pikë ose më shumë;
• Përvoja relevante në fushën e paluajtshmërive;
Kriteret për pranim në vitin e parë të studimeve në programin Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (MA) me gjuhën e studimeve në gjuhën shqipe janë paraqitur mëposhtë:
• Studimet themelore të përfunduara në nivelin baçelor ose ekuivalent me baçelor;
• Provimet e përfunduara të nivelit baçelor me notë mesatare së paku 7.5;
• Përvoja relevante në fushën e paluajtshmërive.
Në rast të numrit të kufizuar të studimeve në Kolegjin ESLG, Komisioni për çështje të pranimit të studentëve merr parasysh kriteret si në vijim gjatë vendim-marrjes:
• Për studentët që aplikojnë në programin Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (MA) me gjuhën e studimeve në gjuhën angleze:
o Diploma 25%;
o Nota mesatare gjatë studimeve 30%;
o Rezultatet në testin GRE 15% ;
o Përvoja relevante 30%;
• Për studentët që aplikojnë në programin Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (MA) me gjuhën e studimeve në gjuhën shqipe:
o Diploma 25%;
o Nota mesatare gjatë studimeve 50%;
o Përvoja relevante 25%;
Në rast se aplikanti ka përvojë të gjerë në fushën e menaxhimit të ndërtimeve dhe paluajtshmërive, kriteri i notës mesatare do të revokohet.
• Të gjithë studentët të cilët kanë kryer studimet themelore inxhinierike në arkitekturë, ndërtimtari, makineri dhe gjeodezi në sistemin para Bolonjës me sistem 5 vjeçar të studimeve themelore që është ekuivalent me 300 kredi ECTS sipas sistemit të Bolonjës kanë të drejtë të regjistrohen në vitin e dytë të studimeve me 60 ECTS të njohura;
• Të gjithë studentët të cilët kanë kryer studimet juridike dhe ekonomike në Fakultetin Juridik ose Ekonomik sipas sistemit të para Bolonjës që është ekuivalente me 240 ECTS kredi kanë të drejtë të regjistrohen në vitin e dytë të studimeve me 60 ECTS kredi të njohura;
• Të gjithë studentët të cilët kanë përfunduar së paku 42 ECTS kredi në programet tjera të akredituara në Kosovë dhe jashtë vendit në lëndët planprogramet e së cilave gjasojnë deri në 70 % me planprogramet e lëndëve të cilat jepen në programin e Kolegjit ESLG;
Kandidatët të cilët aplikojnë për formën e studimeve me orar të pjesshëm duhet të plotësojnë të njëjtat kushte të pranimit si studentët e rregullt, me të vetmin përjashtim se një vit akademik për studimet me orar të pjesshëm ka 40 ECTS kredi dhe kandidatët munden të përfundojnë programin në tre vjet në vend se dy. Gjithashtu, në formën e studimeve me orar të pjesshëm nga studentët kërkohet që të vijojnë së paku 25 % të ligjëratave dhe ushtrimeve për dallim nga studentët e rregullt të cilët duhet të vijojnë së paku 70 % të ligjëëratave dhe ushtrimeve.