Procedura e ankesës kundër vendimit për pranim

Kolegji ESLG është institucion i orientuar në cilësi dhe nganjëherë pranon më shumë aplikacione se sa vende të studimit në Kolegj. Kolegji është i zotuar në rekrutimin e studentëve me aftësinë dhe potencialin më të madh akademik dhe për këtë arsye ka publikuar të gjitha kushtet për pranim të cilat duhet të shërbejnë si udhëzim për aplikantët e mundshëm. Shpeshherë, ka më shumë aplikantë të cilët nuk e plotësojnë kriterin e notës mesatare por plotësojnë kriteret tjera siç parashikohet me Rregulloren për Pranim dhe Transfer në Studimet Baçelor dhe Rregulloren për Pranim dhe Transfer në Studimet Master.



Kolegji është i përkushtuar që të ofrojë përgjigje individuale në rast se aplikantët pranojnë vendim refuzues. Përgjigja fillestare ofrohet si pjesë e cilindo vendim refuzues, mirëpo informata më të detajuara ofrohen sipas kërkesës.
Studentët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë kundër vendimit refuzues për pranim. Ankesa kundër vendimit mundet të bëhet me email në [email protected]

 


ANKESA E INSTANCËS SË PARË

 


Kur aplikantit i refuzohet kërkesa për pranim, ai/ajo ka të drejtë që të parashtrojë ankesë pranë Komisionit për Pranim nëpërmjet të administratës së Kolegjit nëpërmjet të emailit [email protected] Brenda 10 ditëve të punës pas pranimit të vendimit për refuzim të pranimit të aplikantit.
Ankesa mundet të parashtrohet në bazat si në vijim:

 


•    Aplikimi jo i duhur i kritereve të pranimit siç parashihet me Rregulloren për Pranim dhe Transfer në Studimet Baçelor dhe Rregulloren për Pranim dhe Transfer në Studimet Master;
•    Gabimet e tjera të rëndësishme administrative apo procedural të cilat ndikojnë në rezultatin e aplikimit. Aplikanti i refuzuar duhet të identifikojë bazat e ankesës nëpërmjet të një deklarate me shkrim të nënshkruar dhe të parashtruar me email;

 


Komisioni për pranim nëpërmjet të administratës së Kolegjit njofton për pranimin e ankesës dhe duhet të ofrojë përgjigje në ankesë brenda 10 ditëve të punës. Përgjigja duhet të bëjë me dije nëse ankesa e aplikantit është pranuar ose refuzuar dhe arsyet për vendim.

 


Kur ankesa është pranuar nga Komisioni për pranim, përgjigja duhet të bëjë me dije rezultatin e rikonsiderimit të aplikacionit të kandidatit.


 
ANKESA E INSTANCËS SË DYTË



Nëse ankesa refuzohet nga Komisioni për Pranim, aplikanti mundet të parashtrojë ankesë pranë Komisionit për Studime të Kolegjit nëpërmjet të emailit: [email protected]
Ankesa e parashtruar në instancën e dytë duhet të paraqitet brenda 10 ditëve të punës pas vendimit për refuzim të Komisionit për Pranim.

 


Komisioni për Studime duhet të njoftojë aplikantin për pranimin e ankesës së instancës së dytë brenda 5 ditëve dhe duhet të ofrojë përgjigje ndaj ankesës brenda 14 ditëve pas pranimit të ankesës.

 


Përgjigja e Komisionit për Studime do të tregojë nëse ankesa është e pranuar ose refuzuar.

 


Vendimi i Komisionit për Studime është final.

 


Kolegji do të njoftojë për rezultatet e veprimeve ose rikonsideratave të mëtutjeshme të aplikacioneve drejtpërdrejt aplikantit brenda 5 ditëve pas marrjes së vendimit.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...